Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, SHEF EKZEKUTIV KUZHINE

    SHEF EKZEKUTIV KUZHINE
    Një
    restorant i njohur dhe me aktivitet shumë të konsoliduar në zonën e Tiranës
    kërkon të punësojë
    Shef Ekzekutiv Kuzhine
    , për një bashkëpunim serioz dhe afatgjatë.
    Restoranti ka aktivitet të rëndësishëm
    à la carte
    , si dhe organizon një numër të lartë
    eventesh gjatë gjithë vitit
    .
    Menuja ndërthur
    kuzhinën tradicionale shqiptare të rafinuar me kuzhinën ndërkombëtare dhe mesdhetare
    .
    Për këtë arsye kërkojmë një profesionist me eksperiencë të gjatë dhe të provuar në drejtimin e restoranteve me volum të lartë pune, i aftë të marrë përgjegjësinë e plotë për organizimin dhe funksionimin e kuzhinës.
    Kërkesat kryesore:
    Eksperiencë e gjatë dhe e provuar si
    Executive Chef / Head Chef / Shef Kuzhine
    ose në pozicione të ngjashme drejtuese.
    Preferohet eksperiencë në
    restorante ose struktura me volum dhe kompleksitet të ngjashëm
    , veçanërisht në menaxhimin paralel të shërbimit à la carte dhe eventeve.
    Aftësi shumë të mira në
    organizimin dhe drejtimin e kuzhinës dhe stafit
    , planifikimin e punës dhe ndarjen e përgjegjësive.
    Eksperiencë reale në përballimin e
    flukseve të larta
    , duke garantuar shpejtësinë, cilësinë dhe të njëjtin standard të produktit.
    Aftësi shumë të mira në
    hartimin dhe zhvillimin e menuve
    , standardizimin e recetave dhe përcaktimin e saktë të
    gramaturave dhe porcioneve
    .
    Njohuri të mira në
    kosto, kontrollin e lëndës së parë, inventarit dhe minimizimin e humbjeve
    .
    Të jetë
    komunikues, bashkëpunues dhe korrekt me stafin
    , por njëkohësisht të ketë autoritet dhe aftësi të forta drejtuese.
    Të jetë i organizuar, praktik dhe i aftë të marrë vendime në situata me presion dhe fluks të lartë.
    Të ketë fleksibilitet me oraret dhe
    gatishmëri për angazhim të shtuar në ditët me fluks dhe evente
    .
    Eksperienca profesionale jashtë Shqipërisë përbën avantazh.
    Ofrojme:
    Ofrohet një
    pozicion i rëndësishëm dhe afatgjatë në një biznes të njohur, të qëndrueshëm dhe të konsoliduar
    , me hapësirë reale për drejtimin dhe zhvillimin e kuzhinës.
    Pagesa shumë e mirë dhe e negociueshme
    , në përputhje me eksperiencën, aftësitë profesionale dhe nivelin e kandidatit.
    Pozicioni hapet për
    zëvendësimin e planifikuar të Shefit aktual
    , i cili largohet se shpejti per arsye personale .
    Kërkojmë një profesionist që synon
    stabilitet dhe bashkëpunim afatgjatë
    , dhe që dëshiron të marrë përgjegjësinë e drejtimit të një kuzhine me aktivitet të rëndësishëm dhe ritëm të lartë pune.
    Aplikimi:
    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë
    CV-në
    , ku të evidentohet eksperienca e mëparshme si Shef Kuzhine / Executive Chef.
    WhatsApp:
    0692068065
    E-mail:

    [email protected]
Working...
X