Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore, kerkohet Vlorë, ofrohet vend pune PUNONJËS MIRËMBAJTJEJE | Maritim Marina Bay Resort, Vlorë

    Vlorë, ofrohet vend pune PUNONJËS MIRËMBAJTJEJE | Maritim Marina Bay Resort, Vlorë
    Bashkohuni me
    Maritim Marina Bay Resort & Casino
    , një destinacion luksoz që ofron shërbime cilësore dhe përvoja të paharrueshme për mysafirët tanë. Aktualisht kërkojmë një person korrekt, të përgjegjshëm dhe të aftë për t’iu bashkuar ekipit tonë teknik.
    Pozicioni i punës: PUNONJËS MIRËMBAJTJEJE
    Vendndodhja:
    Maritim Marina Bay Resort & Casino, Vlorë
    Lloji i punës:
    Sezonale
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Kryerja e kontrolleve dhe mirëmbajtjes së përditshme të ambienteve.
    Identifikimi dhe riparimi i defekteve të ndryshme teknike.
    Kryerja e punimeve të vogla elektrike, hidraulike dhe mekanike.
    Mirëmbajtja e pajisjeve, mobilieve dhe instalimeve të resortit.
    Kryerja e ndërhyrjeve parandaluese dhe emergjente.
    Raportimi i defekteve dhe i materialeve të nevojshme.
    Bashkëpunimi me ekipin teknik dhe departamentet e tjera.
    Respektimi i rregullave të sigurisë dhe procedurave të kompanisë.
    Kërkesat:
    Preferohet eksperiencë e mëparshme në mirëmbajtje.
    Njohuri bazë në punime elektrike, hidraulike ose mekanike.
    Aftësi për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike.
    Korrektësi, përgjegjshmëri dhe gatishmëri për punë në grup.
    Disponibilitet për punë me turne dhe ndërhyrje sipas nevojës.
    Si të aplikoni:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në adresën
    [email protected]
    ose të kontaktojnë në numrin
    +355 68 483 1849
    .
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet, në përputhje me legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale.
Working...
X