Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhiniere Projektimi

    Agikons sh.p.k
    është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
    Në kuadër të zhvillimit të saj kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin
    "Inxhiniere Projektimi".
    Detyrat​
    Përgatitja dhe zhvillimi i projekteve teknike të ndërtimeve.
    Hartimi dhe kontrolli i vizatimeve teknike dhe detajeve të projektit.
    Bashkëpunimi me arkitektët, inxhinierët, menaxheret dhe profesionistë të tjerë.
    Kontrolli i përputhshmërisë së projektit me normat, standardet dhe legjislacionin teknik në fuqi.
    Pergatitja e raporteve teknike.
    Kualifikimet​
    Të jetë e diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë, dega Inxhinieri ndertimi.
    Të njoh mirë programet kompjuterike Autocad, si dhe të ketë njohuri të programeve bazë të Office.
    Te kete punuar te pakten 1 vit ne projektim.
    Cdo pervoje ne zbatim perben avantazh.
    Shënime​
    Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit:
    [email protected]
    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    E-mail:
    [email protected]
    Adresa:
    Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
    Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
Working...
X