Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Kujdesi Klienti në sektorin e shitjeve

    Agikons sh.p.k
    është kompani ndërtimi me 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambient mikpritës dhe të ndihet i vlerësuar për çdo kontribut që jep në kompani me punën dhe eksperiencën e tij.
    Në Agikons sh.p.k., secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur te rezultatet e punës.
    Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritjeje, atëherë Agikons sh.p.k. është zgjedhja jote më e mirë.
    Ne jemi në kërkim të një
    Kujdesi Klienti në sektorin e shitjeve.
    Detyrat​
    Asiston procesin e shitjes së njësive (pa qenë përgjegjës për shitjen e pronës)
    Realizon shitje të produkteve dhe shërbimeve opsionale
    Vendos objektiva të qarta për:
    Cilësinë e shërbimit
    Korrektësinë e procesit
    Performancën e shitjes së produkteve opsionale
    Mbështet menaxherët e shitjes gjatë:
    Takimeve me klientë të rinj
    Prezantimit të projektit dhe opsioneve standarde
    Përgatitjes së dokumentacionit deri në mbylljen e kontratës
    Siguron kalim të strukturuar të klientit nga Sales Manager te asistenti pas kontratës
    Kualifikimet​
    Diplomë universitare (Ekonomi, Menaxhim, Inxhinieri, Arkitekturë ose fusha të ngjashme)
    Minimumi 3 vite eksperiencë në ndërtim / real estate
    Eksperiencë në: after sales, shitje konsulence (upselling / cross-selling), koordinim multi-projekt
    Njohuri të mira të proceseve teknike dhe kontraktuale në ndërtim
    Aftësi & Kompetenca Kyçe:
    Lidership operacional & komercial
    Aftësi negocimi për produkte me vlerë të shtuar
    Orientim drejt klientit dhe rezultateve
    Mendim analitik dhe vëmendje ndaj kostove
    Aftësi shumë të mira koordinuese ndër-departamentale
    Shënime​
    Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare, duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.
    Email:
    [email protected]
    Numër telefoni: 0672064428
Working...
X