Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist Finance dhe Kontabiliteti

    EPPC Albania
    , në emër të klientit te saj,
    një kompani ndërkombëtare që operon në sektorin e materialeve dhe zgjidhjeve për ndërtim
    , është në kërkim të
    një Specialist Finance dhe Kontabiliteti
    .
    Përgjegjësitë kryesore:
    Monitorimi i aktiviteteve financiare të kompanisë dhe përgatitja e raportimeve financiare dhe operacionale në mënyrë të saktë dhe në kohë;
    Kontrolli i faturave të blerjes dhe dokumentacionit mbështetës, si dhe koordinimi me studion e jashtme të kontabilitetit për regjistrimin e tyre;
    Kontabilizimi i importeve dhe kontrolli i shpërndarjes së saktë të kostove përkatëse;
    Kontrolli i kartelave të furnitorëve dhe rakordimi i balancave të papaguara;
    Përgatitja dhe inicimi i pagesave, si dhe mbështetja në aktivitetet e Treasury, bankave dhe cash flow-t mujor;
    Mbështetja e procesit të mbylljes mujore dhe përgatitja e raportimeve financiare dhe operacionale në mënyrë të saktë dhe në kohë;
    Monitorimi i lëvizjeve të inventarit dhe regjistrimit të saktë të hyrjeve, daljeve dhe stokut;
    Përgatitja e raportimeve mbi prodhimin, përllogaritja dhe kontrolli i kostove, si dhe monitorimi i qendrave të kostos dhe KPI-ve;
    Mbështetja e procesit të buxhetimit dhe forecast-it;
    Përgatitja e dokumentacionit për auditimet e brendshme dhe të jashtme, si dhe kryerja e detyrave të tjera të funksionit Finance.
    Kërkesat për këtë pozicion:
    Diplomë universitare në
    Financë, Kontabilitet, Ekonomi
    ose fusha të ngjashme;
    Njohuri praktike të
    kontabilitetit, faturave të blerjes, kartelave të furnitorëve
    dhe proceseve të
    pagesave
    ;
    Njohuri mbi përllogaritjen e
    kostove
    , proceset e
    magazinës
    dhe menaxhimin e
    inventarit
    ;
    Eksperienca në kompani prodhuese ose me kontabilizimin e importeve përbën avantazh;
    Aftësi të mira analitike, arsyetim logjik, saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve;
    Aftësi shumë të mira në
    Microsoft Excel
    dhe njohuri të mira të gjuhës
    Angleze
    ;
    Aftësi të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe koordinimi me palë të ndryshme.
    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
    Apply for new career opportunities through EPPC. Submit your CV and complete the application form...

    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Working...
X