Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Financial Reporting & Accounting Senior Specialist

    EPPC Albania
    , në emër të klientit te saj,
    një bankë me prani të konsoliduar në tregun shqiptar,
    është në kërkim të një
    Financial Reporting & Accounting Senior Specialist.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Përgatitja e pasqyrave financiare mujore, gjashtëmujore dhe vjetore, në përputhje me IFRS dhe standardet lokale të kontabilitetit, si dhe mbështetja e strukturave të Bankës në proceset e planifikimit, buxhetimit dhe raportimit;
    Përgatitja dhe dorëzimi pranë kompanisë mëmë i të dhënave financiare dhe rregullatore për raportimin e konsoliduar të Grupit;
    Përgatitja dhe dorëzimi në kohë i raportimeve financiare, statistikore dhe rregullatore për autoritetet vendase, aksionarët dhe drejtuesit e lartë të Bankës;
    Verifikimi i vazhdueshëm i përshtatshmërisë dhe zbatimit efektiv të procedurave administrative dhe kontabël;
    Sigurimi i regjistrimit të saktë dhe në kohë të veprimeve kontabël të Bankës, përfshirë menaxhimin e dokumenteve që kërkojnë regjistrim manual;
    Administrimi i planit kontabël, përfshirë hapjen, menaxhimin dhe mbylljen e llogarive;
    Kryerja e kontrolleve dhe rakordimeve ndërmjet të dhënave kontabël, pasqyrave financiare dhe raportimeve rregullatore;
    Përgatitja e të dhënave kontabël tatimore dhe administrimi i regjistrimeve të TVSH-së, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
    Përgatitja dhe dorëzimi në kohë i deklarimeve tatimore dhe raportimeve FATCA dhe CRS;
    Ofrimi i konsulencës për strukturat e Bankës mbi çështjet tatimore, përfshirë mbështetjen gjatë prezantimit të produkteve të reja;
    Monitorimi i ndryshimeve në standardet e kontabilitetit, legjislacionin tatimor dhe kërkesat rregullatore;
    Bashkëpunimi me audituesit e brendshëm dhe të jashtëm gjatë proceseve të auditimit;
    Menaxhimi i inventarizimit të aktiveve të Bankës, në përputhje me kërkesat ligjore dhe procedurat e brendshme.
    Kërkesat për këtë pozicion:
    Diplomë universitare në
    Financë, Kontabilitet ose Ekonomi
    ; kualifikimet profesionale në kontabilitet ose audit përbëjnë avantazh;
    Eksperiencë në
    raportim financiar dhe kontabilitet në sektorin bankar
    ose në
    auditimin e bankave
    dhe institucioneve financiare pranë kompanive ndërkombëtare të auditimit
    Njohuri shumë të mira të
    standardeve IFRS
    , standardeve
    lokale të kontabilitetit
    dhe përgatitjes së
    pasqyrave financiare
    ;
    Njohuri të kuadrit rregullator të
    raportimit financiar dhe statistikor
    për sektorin bankar;
    Njohuri të legjislacionit tatimor dhe të proceseve të deklarimit, përfshirë TVSH-në, FATCA dhe CRS;
    Njohuri shumë të mira të
    gjuhës angleze;
    Aftësi të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe koordinimi me palë të ndryshme.
    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon
    :
    Apply for new career opportunities through EPPC. Submit your CV and complete the application form...

    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Working...
X