Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Marketing Coordinator

    Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve
    SPAR
    filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 118 markete, 6 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.
    Pozicioni: Marketing Coordinator
    Departamenti:
    Departamenti i Marketingut & PR
    Vendodhja:
    Zyra Qëndrore, Tiranë
    Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
    Ndihmon Drejtuesin e Marketingut për përgatitjen dhe zbatimin e praktikave dhe strategjive me qëllim që të arrihen objektivat e komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Planifikon dhe koordinon aktivitetet BTL, promocionet, aktivizimet në dyqane, eventet dhe fushatat në terren.
    Siguron implementimin korrekt të kalendarit promocional dhe të marketingut në rrjetin SPAR.
    Koordinon prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve POSM, si postera, wobblers, displays, stickers, branding dhe materiale të tjera promocionale.
    Bashkëpunon me dyqanet për vendosjen dhe ekspozimin korrekt të materialeve të komunikimit.
    Koordinon hapjet e dyqaneve të reja, ri-hapjet dhe aktivitetet speciale të brandit.
    Menaxhon komunikimin dhe koordinimin operacional me agjencitë BTL, furnitorët dhe partnerët e jashtëm.
    Siguron që të gjitha aktivitetet të jenë në përputhje me identitetin vizual dhe standardet e brandit SPAR.
    Monitoron implementimin e aktiviteteve në terren dhe kryen vizita periodike në pikat e shitjes.
    Mbledh evidenca, foto dhe feedback nga aktivitetet dhe përgatit raporte pas implementimit.
    Monitoron afatet, kostot dhe buxhetet e aktiviteteve të caktuara BTL.
    Koordinon materiale dhe mekanika promocionale në bashkëpunim me ekipin Commercial dhe Marketing.
    Mbështet organizimin e eventeve korporative, aktiviteteve sezonale dhe iniciativave të CSR.
    Identifikon mundësi të reja për aktivizime që rrisin engagement-in dhe eksperiencën e konsumatorit.
    Monitoron aktivitetet BTL të konkurrencës dhe tendencat e tregut retail.
    Siguron reagim të shpejtë ndaj nevojave operative dhe ndryshimeve të aktiviteteve gjatë implementimit.
    Edukimi:
    Preferohet të zotërojë diplomë universitare.
    Eksperienca:
    2 deri në 3 vjet eksperiencë pune në këtë profil
    Kualifikime të tjera:
    ·Të njohë programet kryesore të paketës Adobe (Indesign, Illustrator, Photoshop);
    ·Të ketë njohuri bazë mbi fotografimin e produkteve, etj.
    Kompetenca personale:
    · Të zotërojë aftësi të mira komunikuese;
    · Dëshirë për bashkëpunim dhe ndërveprim;
    · Të jetë person kreativ, etj.
    Mënyra e aplikimit*
    : Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit
    [email protected]
    ose te kontaktojne
    whatsapp 0684099051
    duke përcaktuar në subjekt pozicionin, ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Distribution Center, Kashar, Zona Kadastrale 2105, Nr Pasurie 1841/46, Tiranë, Shqipëri.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Working...
X