Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kerkohen Konsulentë Rekrutimi – Tregu Amerikan (US)

    Konsulent/ Konsulente Rekrutimi – Tregu Amerikan (US)
    Vendndodhja:
    Tirana (Bllok, Libri Universitar)
    Kompania: Impax Recruitment Albania
    Pagë e lartë + bonuse të larta të bazuara në performancë
    Intervistat:
    3, 4 dhe 5 Shtator 2026
    Bashkohu me Impax Recruitment Albania!
    Impax Recruitment po zgjerohet ndërkombëtarisht dhe po rrit ekipin e saj në Tiranë. Për këtë arsye, jemi në kërkim të Konsulentëve të Rekrutimit energjikë, ambiciozë dhe të orientuar drejt rezultateve, të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit tonë dhe të punojnë me tregun amerikan (US).
    Ky nuk është një rol pasiv. Është një ambient i shpejtë, i orientuar drejt rezultateve, i ndërtuar për njerëz që duan të zhvillojnë aftësi reale biznesi dhe të fitojnë bazuar në performancë.
    Çfarë do të bëni?
    Gjetjen dhe përzgjedhjen e kandidatëve cilësorë për klientët tanë në SHBA
    Komunikimin me kandidatët përmes telefonit, email-it dhe LinkedIn
    Ndërtimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve me kandidatët
    Ndërtimin dhe menaxhimin e pipeline-it të kandidatëve
    Vlerësimi i kandidatëve dhe përputhja e tyre me kërkesat e klientëve
    Bashkëpunimi i ngushtë me konsulentët senior dhe themeluesit
    Zhvillimin e vazhdueshëm të aftësive profesionale dhe të biznesit
    Çfarë kërkojmë?

    Aftësi shumë të mira komunikimi (sidomos në telefon)


    Rezistencë dhe mentalitet konkurrues


    Vetëbesim në komunikimin me profesionistë


    Aftësi për të përballuar refuzimin dhe për të qëndruar të motivuar


    Anglisht në nivel C1


    Diplomë universitare (preferohet)

    Eksperienca në rekrutim ose shitje është plus, por jo e detyrueshme
    Çfarë ofrojmë?
    • Mentorim direkt nga themelues me eksperiencë

    • Mundësi të qarta avancimi në një kompani ndërkombëtare në rritje

    • Të ardhura të lidhura me performancën

    • Bonuse ditore, javore dhe mujore për performuesit më të mirë

    • Udhëtime për performuesit më të mirë destinacione të mëparshme përfshijnë Monaco, Cannes, Mykonos, Saint Tropez etj

    • Një ambient pune energjik,modern dhe ambicioz


    Trajnim & Zhvillim
    • Muaji i parë do të jetë trajnim praktik “on-the-job”, i zhvilluar drejtpërdrejt nga themeluesit e kompanisë

    • Do të keni trajnim intensiv dhe të vazhdueshëm gjatë gjithë punësimit tuaj

    • Trajnim i vazhdueshëm në shitje, komunikim dhe njohuri tregu

    Nëse kërkoni një punë të rehatshme dhe pa presion, ky rol nuk është për ju.
    Nëse doni të zhvilloni aftësi reale, të fitoni mirë dhe të rriteni shpejt aplikoni tani.
    Orari:
    Hene-Enjte (13.00-22.00)
    E premte (13.00-17.00)
    Shtune dhe Diel pushim
    Kontakt +355 67 574 0947
Working...
X