Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Teknik Mirëmbajtjeje – Profil Hidraulik &Elektrik

    Pozicioni i punës :
    Teknik Mirëmbajtjeje – Profil Hidraulik & Elektrik
    Përshkrim i shkurtër i pozicionit të punës:
    Tekniku i Mirëmbajtjes është përgjegjës për mirëmbajtjen, kontrollin, diagnostikimin dhe riparimin e instalimeve dhe pajisjeve hidraulike dhe elektrike, duke garantuar funksionimin normal, të sigurt dhe efikas të ambienteve dhe sistemeve teknike.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Kryen kontrolle periodike dhe mirëmbajtje parandaluese të instalimeve dhe pajisjeve.
    Identifikon dhe riparon defektet në sistemet hidraulike dhe elektrike.
    Kryen ndërhyrje në rrjetet e ujësjellësit, kanalizimeve, pompave, rubinetave, valvulave dhe pajisjeve të tjera hidraulike.
    Kryen punime në instalimet elektrike, ndriçim, prize, çelësa, panele elektrike dhe pajisje elektrike.
    Diagnostikon avaritë dhe ndërhyn në kohë për rikthimin e funksionimit normal të sistemeve.
    Kontrollon gjendjen teknike të pajisjeve dhe evidenton nevojat për riparim ose zëvendësim.
    Bashkëpunon me ekipet e mirëmbajtjes dhe furnitorët/kontraktorët e jashtëm kur kërkohen ndërhyrje të specializuara.
    Përdor në mënyrë korrekte veglat, pajisjet dhe materialet e punës.
    Mban të rregullt dhe të sigurt hapësirën e punës.
    Raporton defektet, ndërhyrjet e kryera dhe problematikat teknike te përgjegjësi i mirëmbajtjes.
    Respekton procedurat e sigurisë në punë dhe standardet teknike gjatë çdo ndërhyrjeje.
    Kualifikimet dhe kërkesat
    Arsim profesional në profilin elektrik, hidraulik, mekanik ose të ngjashëm.
    Eksperiencë pune në mirëmbajtje elektrike dhe hidraulike.
    Njohuri praktike në diagnostikimin dhe riparimin e defekteve.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe gatishmëri për ndërhyrje në raste avarie.
    Njohuri dhe zbatim i rregullave të sigurisë teknike dhe në punë.
    Leje drejtimi automjeti, nëse kërkohet nga pozicioni.
    Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
    [email protected]
Working...
X