Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Juriste

    Kalaja Talent Consulting
    kerkon te punesoje
    Juriste.
    Detyrat​

    Menaxhimi i kalendarit, takimeve dhe korrespondencës së Drejtorit Ligjor.
    Përgatitja, organizimi dhe administrimi i dokumentacionit ligjor.
    Asistimi në përgatitjen dhe rishikimin e kontratave dhe dokumenteve ligjore.
    Kryerja e kërkimeve ligjore dhe mbledhja e informacionit të nevojshëm për çështje të ndryshme.
    Ndjekja e afateve ligjore, dokumentacionit dhe proceseve në zhvillim.
    Mbajtja dhe përditësimi i arkivit fizik dhe elektronik të dokumenteve ligjore.
    Koordinimi i komunikimit me zyra/firma ligjore të jashtme dhe departamentet e tjera të kompanisë.
    Mbështetja në çështjet e përputhshmërisë me politikat e brendshme dhe kërkesat rregullatore.
    Përgatitja e raporteve, materialeve dhe dokumenteve për Drejtorin Ligjor.
    Mbështetja administrative në procese të qeverisjes korporative dhe mbledhjeve përkatëse.

    Kualifikimet​

    Diplomë Bachelor në
    Drejtësi, Administrim Biznesi
    ose fusha të ngjashme.
    Eksperiencë e mëparshme në asistencë ligjore, administratë ose asistencë ekzekutive përbën avantazh.
    Njohuri të mira të Microsoft Office.
    Aftësi të mira organizative dhe menaxhim efektiv të kohës.
    Aftësi të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë.
    Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në punë.
    Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit.
    Aftësi për të menaxhuar prioritete dhe disa detyra në të njëjtën kohë.
    Njohuri në kërkimin dhe administrimin e dokumentacionit ligjor përbëjnë avantazh.

    Shënime​
    Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit:

    [email protected]
    ose ne numrin e telefonit
    0697686732.
    Cel. : 0697686732
Working...
X