Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune SPECIALIST/E E BURIMEVE NJERËZORE

    Kompania
    “SALILLARI Sh.p.k”,
    Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 30 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k”
    aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k”
    shpall pozicion të lirë pune
    SPECIALIST/E E BURIMEVE NJERËZORE.
    PËRMBLEDHJE TË POZICIONIT:
    Specialisti i Burimeve Njerëzore (BNJ) luan një rol kyç në menaxhimin e kapitalit njerëzor të kompanisë, duke siguruar që proçeset e rekrutimit, trajnimit, zhvillimit dhe administrimit të punonjësve të jenë efikase dhe në përputhje me ligjet e punës. Ky rol kërkon aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe njohuri mbi politikat dhe procedurat e BNJ.
    PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
    Rekrutimi dhe përzgjedhja e kandidatëve për pozicione të reja në kompani.
    Hartimi dhe publikimi i njoftimeve të punës, si dhe koordinimi i intervistave.
    Administrimi i dosjeve të punonjësve dhe përditësimi i të dhënave të tyre.
    Zbatimi i politikave të burimeve njerëzore dhe sigurimi i përputhshmërisë me legjislacionin e punës.
    Organizimi i trajnimeve dhe programeve të zhvillimit për punonjësit.
    Menaxhimi i vlerësimeve të performancës dhe dhënia e feedback-ut për punonjësit.
    Zgjidhja e çështjeve të punonjësve dhe ndërmjetësimi i konflikteve në vendin e punës.
    Mbështetja e procesit të pagave dhe benefiteve, në bashkëpunim me departamentin e financës.
    Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive për përmirësimin e angazhimit dhe kënaqësisë së punonjësve.
    Mbështetja e menaxhimit në vendimmarrje për çështjet e burimeve njerëzore.
    KUALIFIKIMET DHE KRITERET E KËRKUARA:
    Diplomë Universitare në Administrim Biznesi, Burime Njerëzore, Psikologji ose fusha të ngjashme.
    Eksperiencë e mëparshme mbi 5 vite në burime njerëzore
    Njohuri mbi ligjet dhe rregulloret e punës.
    Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese.
    Aftësi të mira komunikimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve me punonjësit.
    Përdorim i mirë i programeve të BNJ dhe platformave të menaxhimit të personelit.
    APLIKIMI:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail:
    [email protected]
    , ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +35569 408 30 30.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
Working...
X