Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist i Marrjes në Sigurim, Sarandë

    Specialist i Marrjes në Sigurim, Sarandë






    “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjesë e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 25 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:


    Specialist i Marrjes në Sigurim, Sarandë​
    Roli dhe Përgjegjësitë:

    Të shesë produktet e sigurimeve klientëve potencialë; individë, biznese të vogla e të mesme, korporata dhe entitete publike për të siguruar mitigimin e risqeve që mbulohen dhe mitigohen me produkte sigurimi.
    Të jetë proaktiv, i/e strukturuar në shpjegime për klientët që të garantojë përpuethshmërinë e nevojave të tyre me mbulimet respektive të produktit/eve të sigurimit.
    Të mirëmbajë marrëdhëniet me klientët egzistues dhe të krijoj databazë klientësh të rinj që të mundësoj arritjen e objektivave të vendosura nga kompania.
    Të jetë person i organizuar në lidhje me plotësimin korrekt të dokumentacioneve përkatëse të çdo praktike sigurimi.
    Kriteret që duhet të plotësohen janë:

    Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë, Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Shkencave të Natyrës ose në Fakultetin e Drejtësisë.
    Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në kompani apo industri me vlerësim performance.
    Orientim ndaj rezultateve dhe me ego vet-motivuese për të arritur objektivat.
    Energjik, dinamik dhe proaktiv në komunikim me klientë.
    Të jetë i/e organizuar dhe strukturuar në aspektin operativ.
    Të njohë programet e paketës Microsoft Office (excel, word).
    Gjuha e huaj është avantazh për kandidatin (të shkruar dhe të folur).
    Të interesuarit, brenda datës 12.03.2024 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected] ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.

     




    Apply


    WhatsApp

















    SIGAL UNIQA Group AUSTRIA
    Life and non Life Insurance
    Blv. Zog I , Nr 1
    Tirana - Albania
    Phone: +355 4 2233308
    Fax: +355 4 2250220
    E-mail: [email protected]
    Website: www.sigal.com.al

    Listo ofertat e punesimit - SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a
Working...
X