Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier i Ndërtimtarisë

    SHPALLJE PËR PUNË – INXHINIER/E I/E NDËRTIMTARISË
    Pozita: Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë
    Fusha: Elemente të parafabrikuara të betonit
    Lokacioni: TB Consulting Shqiperi Tirane
    Orari: Full-time
    Kompania jonë, që vepron në fushën e prodhimit dhe ndërtimtarisë, shpall konkurs për pozitën Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë, me fokus të veçantë në elementet e parafabrikuara të betonit.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    * Përgatitja dhe mbikëqyrja e proceseve teknike të prodhimit dhe montimit të elementeve të parafabrikuara të betonit;
    * Leximi dhe interpretimi i projekteve, vizatimeve teknike dhe specifikimeve;
    * Përgatitja dhe kontrolli i dokumentacionit teknik;
    * Bashkëpunimi me ekipet e prodhimit, montimit dhe projektimit;
    * Mbikëqyrja e cilësisë së elementeve të betonit dhe përputhshmërisë me projektin dhe standardet teknike;
    * Përcaktimi i specifikimeve teknike dhe koordinimi i prodhimit sipas kërkesave të projektit;
    * Mbikëqyrja e punëve në terren dhe koordinimi me investitorët, kontraktorët dhe palët e tjera;
    * Zgjidhja e çështjeve teknike që paraqiten gjatë prodhimit dhe montimit;
    * Përgatitja e raporteve dhe dokumentacionit të nevojshëm teknik.
    Kualifikimet dhe kërkesat:
    * Diplomë universitare në Inxhinieri të Ndërtimtarisë;
    * Përvojë pune në ndërtimtari, prodhim ose montim të elementeve të betonit;
    * Njohuri të mira në elementet e parafabrikuara të betonit konsiderohen përparësi e rëndësishme;
    * Aftësi për të lexuar dhe kuptuar projektet dhe vizatimet teknike;
    * Njohuri në programet AutoCAD dhe/ose programe të tjera teknike;
    * Njohuri të standardeve dhe specifikimeve teknike në ndërtimtari;
    * Aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
    * Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për të punuar në ekip;
    * Patentë shoferi, kategoria B, është përparësi.
    Çfarë ofrojmë:
    * Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe profesionalizmin;
    * Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë;
    * Ambient profesional dhe bashkëpunues;
    * Përfshirje në projekte të ndryshme të ndërtimtarisë dhe prodhimit të elementeve të parafabrikuara të betonit.
    Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përkatëse në:

    [email protected]
    Tel: +38349116595
    Cel. : +383491116595
Working...
X