Sekretare Mësimore
Tirana Business University (TBU)
shpall një vend vakant për pozicionin
Sekretare Mësimore
.
Kërkojmë një person të organizuar, të përgjegjshëm dhe me aftësi shumë të mira komunikimi, i cili/ajo do të jetë përgjegjës/e për administrimin dhe koordinimin e proceseve akademike dhe dokumentacionit të studentëve, si dhe për ofrimin e mbështetjes administrative për studentët, pedagogët dhe strukturat akademike të Universitetit.
Përgjegjësitë kryesore
Administrimi dhe përditësimi i të dhënave, regjistrave dhe dokumentacionit akademik të studentëve;
Përpunimi i të dhënave në sistemet elektronike dhe përgatitja e listave për provime, frekuentim dhe procese të tjera akademike;
Ndjekja e dokumentacionit të studentëve gjatë regjistrimit, studimeve, diplomimit dhe çregjistrimit;
Administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit akademik dhe dosjeve të studentëve;
Koordinimi me pedagogët dhe departamentet për oraret mësimore, provimet dhe proceset akademike;
Ndjekja dhe administrimi i procedurave të provimeve dhe mbrojtjes së diplomave;
Informimi dhe orientimi i studentëve lidhur me procedurat akademike, oraret, provimet dhe dokumentacionin;
Bashkëpunimi me pedagogët, departamentet dhe strukturat administrative të Universitetit;
Përgatitja e raporteve dhe materialeve administrative sipas nevojave;
Kryerja e detyrave të tjera të lidhura me pozicionin, sipas udhëzimeve të Kryesekretares dhe strukturave drejtuese.
Kërkesat dhe kualifikimet
Diplomë universitare;
Minimumi 3 vite përvojë pune në një pozicion të ngjashëm administrativ, preferueshëm në institucione të arsimit të lartë ose në sektorin e arsimit;
Njohuri shumë të mira të paketës
Microsoft Office
, veçanërisht Word dhe Excel;
Aftësi të mira në përdorimin e sistemeve elektronike dhe menaxhimin e të dhënave;
Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim efektiv të kohës;
Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim;
Aftësi për të punuar me dokumentacion dhe të dhëna me saktësi dhe konfidencialitet;
Aftësi për të bashkëpunuar me studentë, pedagogë dhe stafin administrativ;
Përgjegjshmëri, korrektësi, profesionalizëm dhe etikë në punë;
Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.
Si të aplikoni
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë
CV-në
e tyre në:
[email protected]
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e mëtejshme të procesit të rekrutimit do të kontaktohen.