Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Asistente Administrative e Shefit Ekzekutiv te Kuzhines

    ASISTENTE ADMINISTRATIVE NË GJUHËN SPANJOLLE

    Përmbledhje e Pozicionit të Punës
    Asistentja Administrative në Gjuhën Spanjolle ofron mbështetje administrative dhe organizative, me fokus të veçantë në komunikimin dhe koordinimin në gjuhën spanjolle. Pozicioni kërkon organizim të mirë, komunikim profesional, menaxhim të dokumentacionit dhe aftësi për të koordinuar detyra të ndryshme të përditshme, duke siguruar që proceset administrative të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe efikase.
    Përgjegjësitë Kryesore
    Ofron mbështetje administrative dhe organizative për drejtuesin e departamentit dhe ekipin.
    Komunikon në mënyrë profesionale në gjuhën spanjolle me drejtuesit, stafin, klientët dhe palët e tjera të interesuara.
    Menaxhon komunikimet e përditshme përmes email-it, telefonit dhe kanaleve të tjera të komunikimit.
    Përgatit dhe monitoron dokumentacionin e attendance dhe prezencës së stafit.
    Ndihmon në përgatitjen e raporteve ditore, javore dhe mujore.
    Ndjek kërkesat administrative dhe siguron komunikimin në kohë me departamentet përkatëse.
    Ndihmon në përkthimin dhe komunikimin e dokumenteve nga spanjishtja në shqip/anglisht dhe anasjelltas, sipas nevojës.
    Siguron që informacioni dhe detyrat e përcaktuara të ndiqen dhe të përfundojnë brenda afateve.
    Bashkëpunon me departamentet e tjera për të siguruar rrjedhshmërinë e proceseve administrative.
    Identifikon çështjet e përditshme administrative dhe i raporton ato tek personat përgjegjës.
    Mban të organizuar dhe të përditësuar dokumentacionin dhe informacionin administrativ.
    Kryen detyra të tjera administrative të përcaktuara nga menaxhmenti sipas nevojës.
    Asiston në përgatitjen dhe kthimin e përgjigjeve ndaj email-eve, kërkesave dhe komunikimeve të ndryshme.
    Përgatit dhe monitoron dokumentacionin e attendance dhe prezencës së stafit, sipas kërkesave të Shefit Ekzekutiv.
    Ndjek detyrat dhe kërkesat e përcaktuara nga Shefi Ekzekutiv dhe siguron që ato të komunikohen tek personat përgjegjës.
    Siguron komunikim efektiv ndërmjet Shefit Ekzekutiv, stafit dhe departamenteve të tjera.
    Identifikon problematikat e përditshme administrative ose operative dhe i komunikon ato në kohë tek Shefi Ekzekutiv.
    Asiston në koordinimin e kërkesave të Shefit Ekzekutiv me departamentet përkatëse.
    Ndihmon në përgatitjen e raporteve dhe dokumenteve të tjera sipas nevojës.
    Përkthen dhe përshtat dokumente dhe komunikime nga spanjishtja në shqip/anglisht dhe anasjelltas, kur kërkohet.
    Mban të organizuar dhe të përditësuar dokumentacionin dhe informacionin administrativ të lidhur me aktivitetin e Shefit Ekzekutiv.
    Trajton me konfidencialitet të plotë informacionin dhe dokumentacionin e aksesuar gjatë kryerjes së detyrës.
    Bashkëpunon me departamentet e tjera për të siguruar koordinimin dhe rrjedhshmërinë e proceseve të përditshme.
    Kryen detyra të tjera administrative dhe organizative të përcaktuara nga Shefi Ekzekutiv sipas nevojës.
    Kualifikimet dhe Aftësitë
    Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Gjuhë të Huaja, Menaxhim, Hotelieri/Turizëm ose fusha të ngjashme.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës spanjolle dhe angleze, si në komunikimin verbal ashtu edhe në atë të shkruar.
    Eksperienca e mëparshme në pozicione administrative, koordinuese ose të ngjashme përbën avantazh.
    Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim efektiv të kohës.
    Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
    Njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word.
    Aftësi për të menaxhuar email-et dhe komunikimet administrative.
    Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në përpunimin e informacionit.
    Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për të respektuar afatet.
    Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit.
    Profesionalizëm, korrektësi, përgjegjshmëri dhe komunikim pozitiv.
    Aftësi për të punuar në një ambient dinamik dhe për t'u përshtatur me prioritetet e ndryshme të punës.
    Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë një CV të plotë me detaje të arsimit dhe përvojës në adresën
    [email protected]
    . Ju lutemi vini re se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
    Cel: +355 68 906 2529
Working...
X