Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune SPECIALIST/E FINANCE – DEPARTAMENTI I BLERJEVE

    Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit dhe projekteve tona,
    Millennium Group
    po kërkon një profesionist/e të financës për t’iu bashkuar Departamentit të Blerjeve. Pozicioni kërkon një profil me eksperiencë në sektorin e ndërtimit dhe njohje të mirë të proceseve financiare që lidhen me blerjet dhe furnitorët.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    • Regjistrimi dhe kontrolli i faturave të blerjes
    • Rakordimi i llogarive me furnitorët dhe verifikimi në SelfCare
    • Përgatitja e pagesave ndaj furnitorëve
    • Krahasimi dhe verifikimi i çmimeve të blerjes
    • Kontrolli i faturave të blerjes kundrejt porosive përkatëse
    • Administrimi dhe arkivimi i faturave, kontratave dhe dokumentacionit të blerjeve
    • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për rakordimin dhe verifikimin e dokumentacionit financiar
    Kualifikimet:
    • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme

    Eksperiencë pune në sektorin e ndërtimit
    • Eksperiencë në financë, blerje, kontabilitet furnitorësh ose role të ngjashme
    • Njohuri të mira të proceseve të faturimit dhe rakordimit me furnitorët
    • Njohuri të mira të MS Office, veçanërisht Excel
    • Saktësi, organizim dhe vëmendje ndaj detajeve
    • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipin
    Çfarë ofrojmë:
    • Punësim afatgjatë në një kompani të konsoliduar
    • Ambient pune profesional dhe dinamik
    • Mundësi zhvillimi profesional dhe përfshirje në projekte të rëndësishme në sektorin e ndërtimit
    • Paketë konkurruese në varësi të eksperiencës
    Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në:
    [email protected]
    Ju lutemi specifikoni në subjekt pozicionin
    “Specialist/e Finance – Departamenti i Blerjeve”
    .
    Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
Working...
X