Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    E2 Partners Group Albania kërkon Koordinatore në Klinikë Dentare || Teknik Dentar / Specialist i Qeramikës || Teknik Dentar – CAD/CAM Designer

    E2 Partners Group Albania, në emër të klientit të saj, është duke rekrutuar kandidatë për 3 pozicione:
    Koordinatore në Klinikë Dentare
    Teknik Dentar / Specialist i Qeramikës
    Teknik Dentar – CAD/CAM Designer
    1. Koordinatore në Klinikë Dentare
    Përgjegjësitë:
    Koordinimi i aktiviteteve të klinikës dhe fluksit të pacientëve;
    Komunikimi dhe ndjekja e pacientëve;
    Koordinimi me dentistët, teknikët dhe laboratorët dentarë;
    Menaxhimi i kartelave dhe të dhënave të pacientëve;
    Ndjekja e takimeve, pagesave dhe faturimeve.
    Kërkesat:
    Eksperiencë në koordinim, administrim, Customer Service ose sektorin dentar/shëndetësor;
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi;
    Njohja e gjuhës italiane;
    2. Teknik Dentar / Specialist i Qeramikës
    Përgjegjësitë:
    Ceramic layering mbi Zirconia, Metal dhe E.max;
    Realizimi i restaurimeve estetike anteriore, posteriore dhe full-mouth;
    Shade matching, staining, glazing dhe polishing;
    Optimizimi i okluzionit dhe kontakteve proksimale;
    Kontrolli i cilësisë dhe bashkëpunimi me ekipin dentar.
    Kërkesat:
    Kualifikim si Teknik Dentar;
    Eksperiencë në punime qeramike dhe restaurime estetike;
    Eksperiencë në Zirconia, Metal dhe E.max;
    Njohuri të anatomisë dentare dhe okluzionit;
    Vëmendje ndaj detajeve dhe standardeve të cilësisë.
    3. Teknik Dentar – CAD/CAM Designer
    Përgjegjësitë:
    Dizajnimi dixhital i kurorave, urave, fasetave, protezave dhe restaurimeve mbi implante;
    Projektimi i Full Arch, Custom Abutments dhe Ti-Base;
    Digital Wax-up, Smile Design, Surgical Guides dhe Splints;
    Përpunimi i skanimeve 3D dhe përgatitja për milling/printim;
    Menaxhimi i workflow-it CAD/CAM dhe kontrolli i cilësisë.
    Kërkesat:
    Kualifikim si Teknik Dentar;
    Minimumi 3 vite eksperiencë në CAD/CAM;
    Eksperiencë e avancuar në Exocad;
    Njohuri të anatomisë dentare, okluzionit dhe workflow-it CAD/CAM;
    Eksperiencë me restaurime mbi implante dhe Full Arch;
    Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail:
    [email protected]
    ose të na kontaktoni në numrin e telefonit
    +355 69 705 0551.
    Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi (opsionale) për pozicionin përkatës
    Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
    Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
    ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
    Cel. : +355 69 705 0551
Working...
X