Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Specialist Finance

    Po kërkojmë një Specialist Finance me eksperiencë për një organizatë jofitimprurëse që zhvillon projekte në fushën e menaxhimit mjedisor, tranzicionit energjetik, ekonomisë qarkulluese dhe zhvillimit të qëndrueshëm..
    Përgjegjësitë kryesore:
    Mbajtja e saktë e të dhënave financiare në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe kërkesat e donatorëve
    Regjistrimi i të ardhurave, shpenzimeve dhe akrualeve
    Përgatitja e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore
    Përgatitja e raporteve financiare për donatorët, përfshirë projektet e financuara nga BE
    Mbështetja në përgatitjen e pasqyrave financiare dhe proceseve të auditimit
    Garantimi i përputhshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin financiar
    K
    riteret:

    Diplomë Master në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme
    Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale në finance
    Eksperiencë me projekte të financuara nga donatorë, preferohet eksperiencë me projekte të financuara nga BE
    Eksperienca në OJF ose organizata ndërkombëtare përbën avantazh
    Gjuhë amtare shqipe dhe njohuri të mira të gjuhës angleze
    Benefite:

    Mundësi zhvillimi dhe avancimi profesional
    Trajnime dhe mundësi për të zhvilluar më tej aftësitë profesionale
    Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues
    Mundësi për të punuar në projekte ndërkombëtare dhe të financuara nga BE
    Mundësi për të kontribuar në projekte me ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm dhe tranzicionin energjetik
    Kliko ketu per te aplikuar
    Apliko ketu!
Working...
X