SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit SPAR.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Picier/e
Departamenti: Hot-corner
Vendndodhja: QTU
Detyra dhe Përgjegjësi:
Të mbikqyrë të gjitha proceset e punës në mënyrë që cilësia e produkteve të jetë në përputhje me standartet;Të përgatisë produkte dhe artikuj ushqimor të ndryshëm sipas nevojave;Të mbajë pastër dhe rregull tavolinat dhe pajisjet e repartit;Të marrë pjesë në inventaret e repartit duke sistemuar dhe rregulluar produktet e brumit në repart dhe frigorifer;Të kontrolloje cilësinë e produktit;Të mbaje pastër ambjetin dhe pajisjet e punës;Të mbikqyrë furnizimet dhe sistemimin e tyre në frigorifer;Të ketë njohuri për të gjitha familjet e produkteve që tregtohen në hypermarket;Të njohë shumë mirë recetat e përpunimit të produkteve të brumit;Të njohë shumë mirë repartin e prodhimit dhe të shitjes;
Kërkesat:
Edukimi: Të zotërojë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil.
Eksperiencat e punës: Minimumi 1 vit eksperiencë pune në këtë profil.
Kualifikime të tjera:
Të ketë njohuri mbi produktet e brumit;Të njohë dhe aplikojë recetat e përpunimit dhe pjekjes së produkteve të brumit.Të zotërojë aftësi mbi procesin e shitjes së produkteve.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected] ose duke kontaktuar në numrin 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
AplikoWhatsApp