Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune social media manager

    Social Media Manager / Gazetar​
    A je i apasionuar pas botës së medias digjitale, kurioziteteve dhe lajmeve? Kemi një vend të lirë për një person kreativ dhe të dedikuar që dëshiron të rritet profesionalisht bashkë me ne.
    DETYRAT:
    Krijimi i përmbajtjes:
    Ideimi dhe realizimi i materialeve vizuale dhe tekstuale për platformat tona sociale (Instagram, Facebook, TikTok).
    Shkrimi i lajmeve:
    Redaktimi dhe shkrimi i artikujve apo lajmeve me fokus te kuriozitetet, faktet interesante dhe tematika tërheqëse për publikun.
    Menaxhimi i rrjeteve sociale:
    Monitorimi i faqeve, ndërveprimi me audiencën dhe ndjekja e trendeve më të fundit.
    KRITERET:
    Arsimi:
    Diplomë e arsimit të lartë (preferohet në Gazetari, Komunikim, Marrëdhënie Publiku ose fusha të ngjashme).
    Eksperienca:
    Të paktën
    2 vite eksperiencë
    të provuar në menaxhimin e rrjeteve sociale ose në gazetari/shkrim lajmesh.
    Gjuha:
    Shkrim i shkëlqyer i gjuhës shqipe, me korrektësi gjuhësore dhe aftësi për të përshtatur tonin e komunikimit sipas platformës.
    Aftësitë teknike:
    Të zotërojë shumë mirë aplikacionet e editimit dhe dizajnit
    CapCut
    dhe
    Canva / Adobe Express
    .
    ORARI I PUNËS DHE PAGA:
    Nga e hëna në të premte, nga ora
    10:00 deri në 19:00
    (duke përfshirë
    1 orë pushim
    ).
    Paga:
    80.000 lekë të reja
    SI TË NA KONTAKTONI?
    Nëse e gjeni veten në këtë përshkrim, dërgoni
    CV-në
    tuaj së bashku me një
    portofol
    të punëve tuaja të mëparshme (shkrime, video ose faqe që keni menaxhuar) në numrin tonë të telefonit, në Whats App: +355 698174987
Working...
X