Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune

    DOGU Construction shpk kërkon Inxhinier HSE
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Inxhinier HSE është përgjegjës për ndjekjen dhe monitorimin e shëndetit dhe sigurinë e punonjësve për kompaninë. Të koordinojë të gjithë kantieret dhe personat përgjegjës të tyre dhe të sigurohet se kompania i përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Të sigurohet se kompania përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik;
    Të monitorojë implementimin e politikës së shëndetit dhe sigurisë;
    Të zbatojë procedurat e Kompanisë për HSE si dhe të përmirësojë ato në kuadër të zhvillimit së kompanisë edhe stafit;
    Të inspektojë, të kontrollojë dhe të përgatisë raportet për zbatimin e procedurave në kantiere;
    Të kryejë trajnimin e stafit të ri, si dhe të asistojë në trajnimet e kantierit, lidhur me masat që duhen marrë për sigurimin e shëndetit dhe sigurisë në punë;
    Të kryejë DVR për çdo kantier së bashku me grupin e ngarkuar nga kantieri si dhe të asistojë në ndryshimin dhe përmirësimin e DVR dhe të vendosë plane për të minimizuar këto rreziqe;
    Përpilon raporte periodike mbi implementimin dhe problematikat e Sigurisë dhe Shëndetit në punë;
    Të asistojë në mbledhjet periodike të këshillit të sigurisë dhe shëndetit në punë;
    Të kryejë inspektime për të identifikuar rreziqet potenciale që shfaqen në kantier dhe zyrë;
    Të inspektojë dhe të përgatisë raportet për zbatimin e procedurave në kantiere;
    Të ndihmojë në hartimin e Planit të Sigurisë dhe Koordinimit;
    Të ndihmojë në hartimin e Planit Operativ të Sigurisë;
    Kontrollon zbatimin e rregullores së Sigurisë dhe Shëndetit nga stafi si dhe nga kontraktorët e kompanisë në çdo kantier;
    Përpilon raporte periodike mbi implementimin dhe problematikat e Sigurisë dhe Shëndetit në punë;
    Asiston stafin e kantiereve mbi nevojat e pajisjeve mbrojtëse personale dhe ato kolektive;
    Ndjek zbatimin e procedurës së raportimit të aksidenteve në kantier;
    Të bashkërendoj me drejtuesit e kantiereve për të identifikuar rreziqet që shfaqen në zonën që mbikëqyret prej tyre;
    Të asistojë në ndryshimin dhe përmirësimin e vlerësimit të riskut dhe të vendosë plane për të minimizuar këto rreziqe;
    Detyra të tjera që i ngarkohen.

    Edukimi
    : Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi, preferohen kualifikime specifike për pozicionin.
    Kualifikime të tjera
    :
    Të ketë eksperiencë pune të ngjashme me pozicionin;
    Certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kurse specifike për sigurinë dhe shëndetin;
    Të ketë kryer trajnimin e koordinatorit të sigurisë së akredituar nga institucionet shtetërore;
    Njohje shumë e mirë e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
    Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje;
    Aftësi të mira komunikuese dhe ndër personale;
    Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa Microsoft Office, etj.).
    Dërgoni CV në
    [email protected]
Working...
X