Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kerkohet Specialist/e e Burimeve Njerezore

    Agikons sh.p.k.
    eshte nje kompani ndertimi me mbi 30 vite eksperience ne treg, e vleresuar nderkombetarisht per cilesine e larte te ndertimit. Pika me e forte e kompanise eshte stafi yne, ndaj kujdesemi te krijojme nje ambient mikprites, profesional dhe motivues, ku cdo punonjes vleresohet per kontributin dhe rezultatet e tij.
    Ne kuader te zhvillimit te kompanise,
    Agikons sh.p.k.
    kerkon te punesoje
    Specialist/e te Burimeve Njerezore
    .
    Detyrat
    Administron dhe perditeson dosjet fizike dhe elektronike te punonjesve sipas procedurave te kompanise.
    Pergatit, administron dhe arkivon kontratat individuale te punes dhe dokumentacionin perkates.
    Ndjek procedurat ligjore dhe administrative per punesimin e punonjesve vendas dhe te huaj.
    Pergatit dokumentacionin e nevojshem per punonjesit e huaj ne bashkepunim me institucionet dhe agjencite perkatese.
    Perditeson databazen e punonjesve dhe siguron saktesine e te dhenave.
    Ploteson dhe administron regjistrat e punonjesve ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.
    Ndjek ndryshimet e statusit te punonjesve (emerime, levizje, ndryshime kontratash, largime etj.) dhe pergatit dokumentacionin perkates.
    Siguron administrimin korrekt te dokumentacionit sipas kerkesave ligjore dhe procedurave te kompanise.
    Mbeshtet proceset e vleresimit, trajnimit dhe zhvillimit profesional nga ana administrative.
    Bashkepunon me departamentet e tjera per ceshtje administrative qe lidhen me personelin.
    Raporton tek Drejtori i Burimeve Njerezore.
    Kualifikimet
    Te kete perfunduar arsimin e larte ne Drejtesi, Shkenca Sociale, Shkenca Ekonomike ose fusha te ngjashme.
    Te kete minimumi 2 vite eksperience ne administrimin e Burimeve Njerezore.
    Te njohe legjislacionin e punes dhe procedurat administrative te personelit.
    Te zoteroje shume mire gjuhen angleze, ne te folur dhe ne te shkruar.
    Te kete aftesi shume te mira organizative dhe vemendje ndaj detajeve.
    Te zoteroje shume mire paketen Microsoft Office.
    Eksperience ne administrimin e dokumentacionit per punonjesit e huaj perben avantazh.
    Te kete etike profesionale, konfidencialitet dhe aftesi shume te mira komunikimi.
    Shënime
    Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it:
    [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
    Departamenti i Burimeve Njerëzore.
    Agikons. Sh.P.K
    E-mail:
    [email protected]
    .
Working...
X