Vizion Plus
kërkon të zgjerojë ekipin e tij me një Grimier/e & Parukier/e, profesionist/e dhe kreativ/e, për të kontribuar në përgatitjen dhe paraqitjen vizuale të moderatorëve, gazetarëve, të ftuarve dhe personazheve televizive.
Përgjegjësitë kryesore
Kryen grimin profesional për moderatorë, gazetarë, të ftuar dhe personazhe televizive, në përputhje me standardet e transmetimit televiziv.
Realizon krehjen dhe stilimin e flokëve sipas formatit të emisionit, profilit të personit dhe kërkesave editoriale.
Siguron që paraqitja e personave në ekran të jetë e përshtatshme për ndriçimin, kamerat HD dhe standardet estetike të televizionit.
Kryen rregullime dhe korrigjime të grimit dhe flokëve gjatë transmetimeve live, regjistrimeve dhe pushimeve teknike.
Bashkëpunon ngushtë me regjisorët, producentët, stilistët dhe ekipin e produksionit për të garantuar një paraqitje të unifikuar vizuale.
Përshtat teknikat e grimit dhe stilimit sipas formateve të ndryshme televizive, përfshirë lajme, emisione, intervista, spektakle dhe programe të tjera.
Kujdeset për higjienën, mirëmbajtjen dhe dezinfektimin e mjeteve dhe produkteve të punës.
Zbaton standardet e sigurisë, higjienës dhe etikës profesionale.
Respekton konfidencialitetin dhe ruan një marrëdhënie korrekte e profesionale me stafin dhe të ftuarit.
Çfarë ofrojmë
Mundësi për të qenë pjesë e një prej ekipeve televizive më të njohura në Shqipëri.
Mjedis profesional dhe dinamik pune.
Mundësi për zhvillim profesional dhe eksperiencë në projekte dhe formate të ndryshme televizive.
Bashkëpunim me profesionistë të fushës së medias dhe produksionit.
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar
CV-në e tyre të plotë
, së bashku me informacion të detajuar mbi
arsimimin, kualifikimet dhe eksperiencën profesionale
, në adresën e e-mailit:
[email protected]
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë të procesit të rekrutimit do të kontaktohen për një intervistë.
Duke dërguar CV-në dhe të dhënat personale në adresën e mësipërme, kandidati konfirmon pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale të paraqitura nga
Vizion Plus TV
, në përputhje me
Ligji Nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”
, i ndryshuar, si dhe me legjislacionin tjetër në fuqi.