Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Ekonomiste Junior

    HR Studio
    kërkon të punësojë një
    Specialiste Faturimi (Ekonomiste Junior)
    e cila do të jetë përgjegjëse për procesin e faturimit, regjistrimin e saktë të të dhënave dhe mbështetjen e proceseve të shitjes.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Përgatitja, lëshimi dhe regjistrimi i faturave të shitjes;
    Hedhja dhe përditësimi i të dhënave në sistemin e faturimit;
    Kontrolli i saktësisë së faturave dhe dokumentacionit përkatës;
    Regjistrimi dhe administrimi i dokumenteve të shitjeve dhe blerjeve;
    Mbajtja e evidencave dhe arkivimi i dokumentacionit;
    Verifikimi i të dhënave të klientëve dhe produkteve në sistem;
    Bashkëpunimi me departamentin e financës, magazinës dhe shitjeve;
    Përgatitja e raporteve të thjeshta sipas kërkesave të kompanisë;
    Kërkesat:
    Arsim i mesëm ose i lartë, preferohet në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
    Eksperienca e mëparshme në faturim, financë ose administratë përbën avantazh;
    Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel;
    Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
    Saktësi dhe përgjegjshmëri në hedhjen dhe përpunimin e të dhënave;
    Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
    Orari i punës:
    E Hënë – E Premte:
    08:00 – 14:00
    E Shtunë:
    08:00 – 12:00
    E Diel:
    Pushim
    Çfarë ofrohet:
    Orar pune i favorshëm;
    Ambient pune i qëndrueshëm dhe profesional;
    Kushte të mira pune;
    Mbështetje dhe trajnim gjatë përshtatjes me pozicionin;
    Mundësi për zhvillim profesional dhe bashkëpunim afatgjatë.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X