Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Shites/e Elektroshtepiake.

    Ne jemi në kërkim të një Shitëseje për klientin tonë, një kompani që operon në sektorin e elektroshtepiakeve.
    Kandidatja ideale është e orientuar drejt shitjeve, me aftësi të mira komunikimi dhe dëshirë për të ofruar shërbim cilësor ndaj klientëve.
    Përgjegjesitë:​
    • Mirëpret dhe asiston klientët gjatë procesit të blerjes.
    • Këshillon klientët për zgjedhjen e pajisjeve sipas nevojave dhe buxhetit të tyre.
    • Prezanton produktet elektroshtepiake dhe ofron informacion mbi karakteristikat, funksionet, çmimet dhe ofertat.
    • Përgatit preventivë dhe oferta për klientët sipas produkteve dhe pajisjeve të përzgjedhura.
    • Siguron saktësinë e çmimeve, zbritjeve dhe kushteve të ofertës në preventivët e përgatitur.
    • Kryen procesin e shitjes dhe dokumentacionin përkatës sipas procedurave të kompanisë.
    • Organizon dhe sistemon produktet në showroom duke siguruar një paraqitje profesionale dhe tërheqëse.
    • Kontrollon stokun dhe raporton nevojat për furnizim ose rimbushje të produkteve.
    • Informon klientët mbi garancitë, shërbimet pas shitjes dhe ofertat promocionale.
    • Menaxhon kërkesat dhe ankesat e klientëve në mënyrë profesionale dhe efektive.
    • Kontribuon në arritjen e objektivave të shitjes dhe performancës së showroom-it.
    • Mbështet aktivitetet promocionale dhe fushatat e marketingut në showroom.
    • Siguron pastërtinë dhe paraqitjen profesionale të ambientit të punës.
    • Respekton politikat dhe procedurat e brendshme të kompanisë.
    Kriteret:​
    • Diplomë e arsimit të mesëm; arsimi i lartë përbën avantazh.
    • Përvojë pune në shitje ose shërbim klienti; përvoja në sektorin e elektroshtepiakeve përbën avantazh.
    • Njohuri bazë mbi produktet elektroshtepiake dhe teknologjinë përbëjnë avantazh.
    • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit.
    • Aftësi organizative dhe përgjegjshmëri në punë.
    • Kujdes ndaj detajeve dhe saktësi në përllogaritjen e çmimeve dhe produkteve.
    • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar situata dinamike.
    • Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe sistemeve të shitjes përbëjnë avantazh.
    • Fleksibilitet dhe orientim drejt rezultateve.
    Ofrohet:​
    Pagë 60,000 – 65,000 ALL, plus bonuse mbi performancën.
    Transport të siguruar nga kompania.
    Orar pune 6.5 orë në ditë.
    Vendndodhja: Tirana Industrial Park.
    Trajnim mbi produktet dhe mundësi zhvillimi profesional.
    Klikoni ketu per te aplikuar
    Apliko ketu!
Working...
X