Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Arkitekt/e Junior remote | smartworking nga shtepia

    Elementa Architecture
    po kërkon një
    Arkitekt/e Junior
    , të motivuar për t’u angazhuar në projekte arkitekture dhe interior design.
    Pozicioni do të jetë fillimisht punë nga shtëpia, me mundësi kalimi në punë në zyrë në Tiranë sapo hapësira e studios të jetë gati.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Përgatitje vizatimesh teknike në AutoCAD
    Ndihmë në zhvillimin e projekteve arkitektonike dhe interiereve
    Modelim 3D dhe përgatitje prezantimesh vizuale
    Kërkim materialesh, referencash dhe konceptesh projektimi
    Bashkëpunim në faza të ndryshme të projektit, nga koncepti deri te dokumentacioni teknik
    Kërkesat:
    Diplomë në Arkitekturë
    Minimumi 1 vit eksperiencë pune ose praktikë profesionale
    Njohuri të mira në AutoCAD
    Njohuri në programe 3D dhe renderizim përbëjnë avantazh
    Ndjeshmëri estetike dhe vëmendje ndaj detajeve
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe dëshirë për të mësuar
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur nga distanca
    Aftësitë Kompjuterike:
    AutoCAD, SketchUp, Photoshop, Illustrator, InDesign ose programe të ngjashme prezantimi dhe modelimi
    Çfarë ofrojmë:
    Përfshirje në projekte reale arkitekture dhe interior design
    Ambient pune kreativ dhe bashkëpunues
    Mundësi rritjeje profesionale brenda studios
    Punë fleksibël fillimisht nga shtëpia
    Kalim gradual në punë në zyrë në Tiranë
    Të interesuarit mund të dërgojnë
    CV-në dhe portofolion
    në:
    [email protected]

    Ju falënderojmë për kohën dhe interesin e treguar. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
Working...
X