Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Billa Albania- Koordinator Logjistike

    Billa & Co Sh.p.k
    është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë.
    Përgjegjësitë:
    Planifikon dhe koordinon transportet dhe dërgesat brenda vendit sipas nevojave operacionale;
    Ndjek ngarkesat nga momenti i planifikimit deri në dorëzimin përfundimtar;
    Koordinon me kompanitë e transportit, magazinën dhe departamentet e brendshme;
    Monitoron afatet dhe statusin e dërgesave, duke ndërhyrë në kohë në rast vonesash apo problematikash;
    Kontrollon dhe administron dokumentacionin që shoqëron transportet;
    Siguron informacion të përditësuar mbi statusin e dërgesave për palët e përfshira;
    Ndjek dhe zgjidh problematikat që lindin gjatë procesit të transportit;
    Kontribuon në përmirësimin e proceseve dhe optimizimin e kostove të transportit.
    Kualifikimet:​
    Arsim i lartë në Logjistikë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
    Minimum 2 vite eksperiencë
    në logjistikë, transport ose koordinim dërgesash;
    Aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese;
    Njohuri të mira të MS Office, veçanërisht Excel.
    Ne ofrojmë:
    Pagë konkurruese + bonuse në bazë të performancës;
    Mundësi për zhvillim profesional;
    Ambient pune profesional dhe bashkëkohor
    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
    [email protected]
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
    Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Working...
X