Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Brand Manager

    HR Studio është në kërkim të një
    Brand Manager
    për një kompani partnere. Nëse jeni një profesionist/e me eksperiencë në marketing dhe menaxhimin e markës, me aftësi për të zhvilluar strategji dhe për të ndërtuar marrëdhënie të suksesshme me partnerët, ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij ekipi.
    Përgjegjësitë:​
    Hartimi dhe zbatimi i strategjisë së zhvillimit të markës.
    Planifikimi dhe koordinimi i fushatave të marketingut dhe aktiviteteve promovuese.
    Monitorimi i performancës së markës dhe analizimi i tregut për të identifikuar mundësi të reja zhvillimi.
    Bashkëpunimi i vazhdueshëm me ekipin e shitjeve dhe departamentet e tjera për arritjen e objektivave të biznesit.
    Menaxhimi i komunikimit me partnerët dhe furnitorët vendas dhe ndërkombëtarë.
    Organizimi i eventeve, prezantimeve dhe aktiviteteve që rrisin prezencën dhe imazhin e markës.
    Përgatitja e raporteve periodike mbi rezultatet e aktiviteteve të marketingut.
    Kualifikimet:​
    Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme.
    Minimumi 2
    vite eksperiencë
    në pozicione të ngjashme.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane
    (të domosdoshme).
    Njohuri të mira të Microsoft Office; eksperienca me programe marketingu dhe analiza të tregut përbën avantazh.
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizimi dhe negocimi.
    Mendim analitik, kreativitet dhe orientim drejt rezultateve.
    Çfarë ofrohet:​
    Pagë konkurruese.
    Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
    Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
    Mundësi për të qenë pjesë e projekteve sfiduese dhe për të kontribuar në zhvillimin e një marke të njohur.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X