Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kerkohet Inxhinier Elektrik ( Specialist për Impiante Fotovoltaike)

    HR Studio kërkon të rekrutojë Inxhinier Elektrik ( Specialist për Impiante Fotovoltaike)​
    Jemi në kërkim të një
    Inxhinieri Elektrik
    me eksperiencë, i cili do të jetë përgjegjës për projektimin, koordinimin, mbikëqyrjen dhe zbatimin e punimeve në impiante fotovoltaike, duke garantuar standarde të larta teknike, cilësi në ekzekutim dhe respektim të afateve të projektit.
    Përgjegjësitë kryesore​
    Koordinon dhe mbikëqyr punimet për instalimin e impianteve fotovoltaike.
    Organizon dhe menaxhon ekipet e punës sipas kërkesave të projektit.
    Siguron zbatimin e punimeve në përputhje me projektin teknik, standardet e cilësisë dhe afatet e përcaktuara.
    Kryen kontrollin teknik të punimeve dhe identifikon problematikat gjatë procesit të zbatimit.
    Përgatit raporte periodike mbi ecurinë e projektit, burimet e angazhuara dhe masat korrigjuese.
    Administron dhe mirëmban dokumentacionin teknik të projektit.
    Bashkëpunon me inxhinierë, mbikëqyrës, kontraktorë dhe institucione përgjegjëse për realizimin me sukses të projekteve.
    Kriteret e kërkuara​
    Diplomë
    Master Shkencor
    në Inxhinieri Elektrike.
    Licencë profesionale
    10 C
    , sipas legjislacionit në fuqi.
    Minimumi
    7 vite eksperiencë
    profesionale në fushën e inxhinierisë elektrike.
    Përvojë në impiante fotovoltaike, instalime elektrike, sisteme energjetike ose projekte të ngjashme përbën avantazh.
    Patentë drejtimi
    Kategoria B
    .
    Aftësi të mira organizative dhe drejtuese për menaxhimin e ekipeve të punës në terren.
    Njohuri të mira të programeve teknike dhe aplikacioneve kompjuterike.
    Aftësi në përgatitjen dhe administrimin e dokumentacionit teknik dhe raporteve periodike.
    Njohuri mbi standardet teknike, procedurat e zbatimit dhe kërkesat e sigurisë në punë.
    Aftësi për interpretimin e projekteve, skemave elektrike dhe dokumentacionit teknik.
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipet dhe partnerët e projektit.
    Çfarë ofrohet​
    Angazhim në projekte inovative në sektorin e energjisë së rinovueshme.
    Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
    Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
    Përfshirje në projekte me standarde të larta teknike.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X