Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune IT MANAGER

    "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.
    Në bashkëpunim me një kompani kliente, kemi nisur procesin e selektimit për pozicionin:
    IT MANAGER
    Detyrat:
    - Menaxhon dhe mirëmban infrastrukturën dhe sistemet e IT-së të kompanisë.
    - Pergjegjes per sigurinë kibernetike dhe standardet e mbrojtjes së të dhënave.
    - Udhëheq dhe mbështet ekipin e IT-së.
    - Mbikëqyr shitësit e jashtem, kontratat dhe buxhetet e departamentit te IT-së.
    - Udhëheq projektet nisur nga planifikimi e deri tek zbatimi.
    Kriteret:
    - Diplomë Bachelor në IT, Shkenca Kompjuterike.
    - Minimum 5 vjet përvojë në menaxhimin e departamentit te IT ose ne role Senior.
    - Njohuri shume te mira të infrastrukturës IT, administrimit te sistemeve, plaftormave cloud dhe sigurisë kibernetike.
    - Përvojë në menaxhimin e buxhetit te departamentit IT dhe projekteve.
    - Aftësi udheheqese, komunikimi, zgjidhjeje problemesh dhe menaxhimi.
    Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e postës elektronike:
    [email protected]
    deri në datën 31.07.2026.
    *Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar CV-së do të njoftohen për intervista.
    Kompania “Albanian HR Solutions” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
    Connect to Opportunities!
Working...
X