Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohen vende pune Graphic Design dhe Marketing Associate

    Bashkohu me ekipin e POK
    POK është në kërkim të dy profesionistëve të rinj që duan të kontribuojnë në transformimin e pagesave digjitale në Shqipëri.
    1. Graphic Designer
    Po kërkojmë një Graphic Designer kreativ, me pasion për branding dhe komunikimin vizual.
    Përgjegjësitë
    • Krijimi i materialeve grafike për media sociale, fushata marketingu dhe komunikimet e kompanisë.
    • Dizajn i materialeve për print dhe digital (broshura, postera, billboard, bannera, prezantime etj.).
    • Krijimi i visual-eve për lançime produktesh, evente dhe partneritete.
    • Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për zhvillimin e koncepteve kreative.
    • Sigurimi i konsistencës së identitetit vizual të markës në çdo material.
    Kualifikimet
    • Përvojë në Graphic Design.
    • Njohuri shumë të mira të Adobe Illustrator, Photoshop dhe InDesign.
    • Përbën avantazh njohja e Figma, After Effects ose Premiere Pro.
    • Kreativitet, organizim dhe aftësi për të punuar me afate.
    • Portofol me punime të realizuara.
    2. Marketing Associate
    Po kërkojmë një Marketing Associate energjik dhe të organizuar, i cili do të mbështesë planifikimin dhe ekzekutimin e aktiviteteve të marketingut.
    Përgjegjësitë
    • Krijimi dhe përditësimi i përmbajtjeve për web, aplikacion.
    • Mbështetja në menaxhimin e mediave sociale dhe krijimin e përmbajtjes.
    • Koordinimi i fushatave marketingu online dhe offline.
    • Menaxhimi i komunikimit me partnerë dhe furnitorë.
    • Organizimi i eventeve, aktivizimeve dhe sponsorizimeve.
    • Koordinimi i prodhimit të materialeve marketing.
    • Përgatitja e prezantimeve
    Kualifikimet
    • Diplomë universitare në Marketing, Biznes ose fusha të ngjashme.
    • Minimumi 1 vit përvojë në marketing.
    • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese.
    • Mendim analitik, energji dhe aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht.
    Nëse dëshiron të bëhesh pjesë e ekipit tonë, dërgo CV-në dhe portofolin në
    [email protected]
    .
    Cel. : +355676276592
Working...
X