Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Shef/e Finance

    Jemi një grup kompanish me aktivitet në Mbretërinë e Bashkuar, të gjitha në pronësi të të njëjtit aksioner.
    Për të mbështetur dhe centralizuar funksionet financiare dhe të kontabilitetit të grupit, është krijuar zyra jonë në Shqipëri, e cila ofron shërbime të plota financiare, kontabël dhe raportimi për të gjitha kompanitë e grupit.
    Në kuadër të zgjerimit të ekipit, jemi në kërkim të një
    Shefi/e Finance
    me përvojë, integritet profesional dhe aftësi të shkëlqyera drejtuese, i/e cili/a do të udhëheqë departamentin financiar dhe do të kontribuojë në zhvillimin e proceseve dhe standardeve të grupit.
    Kandidati/ja ideal/e do të luajë një rol kyç në planifikimin, kontrollin dhe raportimin financiar, duke mbështetur vendimmarrjen strategjike të drejtimit.
    Kriteret e kërkuara:
    * Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
    * Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
    * Minimumi 5 vite përvojë në pozicione drejtuese në fushën e financës ose kontabilitetit.
    * Njohuri të avancuara në analizën financiare dhe interpretimin e të dhënave.
    * Përvojë në përgatitjen e pasqyrave financiare, raporteve periodike dhe buxheteve.
    * Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel dhe programeve financiare/kontabël.
    * Aftësi të shkëlqyera organizative, analitike, komunikuese dhe drejtuese.
    * Integritet profesional dhe aftësi për të punuar nën presion dhe me afate.
    Përgjegjësitë kryesore:
    * Drejtimi, organizimi dhe koordinimi i Departamentit të Financës.
    * Mbikëqyrja e proceseve të kontabilitetit dhe kontrollit financiar.
    * Përgatitja dhe prezantimi i raporteve financiare periodike për drejtimin e kompanisë.
    * Analiza e performancës financiare dhe ofrimi i rekomandimeve për përmirësim.
    * Hartimi, monitorimi dhe kontrolli i buxheteve dhe parashikimeve financiare.
    * Menaxhimi i fluksit të parasë (Cash Flow) dhe planifikimit financiar.
    * Kontrolli i kostove dhe identifikimi i mundësive për optimizimin e shpenzimeve.
    * Sigurimi i saktësisë dhe përputhshmërisë së të dhënave financiare me legjislacionin në fuqi.
    * Bashkëpunimi me auditorët, bankat dhe institucionet e tjera të jashtme.
    * Hartimi, përmirësimi dhe zbatimi i procedurave dhe politikave financiare.
    * Udhëheqja dhe zhvillimi profesional i ekipit të financës.
    * Ofrimi i analizave financiare për mbështetjen e vendimmarrjes strategjike.
    * Komunikim i vazhdueshëm me drejtuesit e departamenteve dhe menaxhmentin e kompanisë.
    Aplikimi
    Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën:
    [email protected]
    Cel: 0685731721
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Working...
X