Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    AlbSteel kerkon te punesoje Inxhinier/e Prodhimi (Xhafzotaj)

    Përshkrimi i Pozicionit të Punës : Inxhinier/e Prodhimi
    Departamenti : Prodhimit
    Vendndodhja : ALBSTEEL shpk– Xhafzotaj, Durres, Shqipëri
    Raporton tek : Drejtuesi i Prodhimit & Teknik
    Qëllimi i Pozicionit

    Inxhinieri I Prodhimit është pergjegjes per planifikimin , koordinimin,monitorimin dhe optimizimin e proceseve te prodhimit ne Albsteel.
    Ai siguron qe prodhimi te zhvillohet sipas planit,standardeve te cilesise dhe afateve te percaktuara duke minimizuar ndalesat humbjet dhe kostot operative.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    ·
    Krijon urdherat e prodhimit ne sistemim menaxherial ERP te prodhimit ne kompani;
    ·
    Planifikon renditjen e porosive per prodhim sipas prioriteteve ne bashkepunim me Dep e Shitjes;
    ·
    Kontrollon disponueshmerine e lendes se pare te gateshme per prodhim;
    ·
    Koordinon planin e prodhimit me Dep e Shitjes;
    ·
    Ndjek afatet e dorezimit te porosive;
    ·
    Perditeson statusin e urdherave te prodhimit ne kohe reale ne sistemin menaxherial;
    ·
    Verifikon kapacitetet e linjave te prodhimit;
    ·
    Monitoron realizimin e objektivave ditore dhe ben raportimin tek eprori perkates;
    ·
    Evidenton vonesat, shkaqet e tyre mban regjistrin e moskonformiteteve dhe ben raportimet perkatese;
    ·
    Evidenton mungesat , sasite minimum dhe mban regjister te materialeve ndihmese ne te gjithe procesin e prodhimit, mirembajtjes etj
    ·
    Evidenton skrapin dhe humbjet nga procesi teknologjik;
    ·
    Regjistron ne cdo moment nderprerjen e prodhimit, arsyet, kohen etj
    ·
    Pergatit raporte ditore,javore,mujore dhe raporton tek Drejtuesi i Prodhimit & Teknik ;
    ·
    Analizon efikasitetin e linjave te prodhimit;
    ·
    Raporton cdo problematik te Drejtuesi i Prodhimit & Teknik ;
    ·
    Kontrollon dhe kryen inspektime te vazhdueshme gjate prodhimit;
    ·
    Bashkepunon me mirembjajtjen per evidentimin dhe eleminimin e defekteve;
    ·
    Siguron respektimin e procedurave te punes, rregulloreve administrative dhe ato te sigurimit teknik;
    ·
    Kontrollon disiplinen teknike ne prodhim;
    ·
    Merr pjese ne riparimet e defekteve te linjave;
    ·
    Angazhohet ne testimet e produkteve te reja;
    ·
    Angazhohet ne projekte per permiresimin e prodhimit;
    ·
    Propozon riorganizim te prodhimit kur eshte e nevojshme;
    ·
    Cdo deteyre ne funksion te detyres se caktuar dhe prioriteteve nga eprori;
    Kërkesat për Aftësitë Personale

    · Diplome universitare ne Inxhinieri Mekanike - Mekatronike, Industriale, Elektrike ose dege te ngjashme.

    ·
    Minimumi 1–2 vite pervoje ne prodhim industrial (preferohet industri metalike).
    ·
    Trajnime shtese ne menaxhimin e prodhimit perbejne avantazh.
    ·
    Pervoje ne planifikimin dhe monitorimin e proceseve te prodhimit.
    ·
    Eksperience ne menaxhimin e ekipeve te punes eshte avantazh.
    ·
    Njohes I gjuhes angleze
    ·
    Lexim dhe interpretim i vizatimeve teknike.
    ·
    Njohuri mbi standardet e cilesise dhe kontrollin e cilesise.
    ·
    Njohuri mbi sigurine dhe shendetin ne pune.
    ·
    Perdorimi i programeve Microsoft Office (veçanerisht Excel); njohja e AutoCAD, Inventor , Solid Works ose programeve ERP eshte avantazh.
    ·
    Aftesi te mira organizative dhe planifikuese.
    ·
    Komunikimi dhe bashkepunimi ne grup.
    ·
    Aftesi analitike
    ,
    pergjegjshmeri
    dhe
    Integritet profesional
    ________________________________________
    Ju lutem dergoni CV ose profilin tuaj ne:
    [email protected]
    ose ne numrin e telefonit +355 68 200 9788
Working...
X