Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Specialist Finance

    Qendra Tregëtare Tirana Ring Center kerkon te punësoje: “Specialiste Finance” sektori bar-restorant
    Detyrat dhe Pergjegjesite:
    Regjistron fatura e shitjeve dhe blerjeve për shpenzime dhe të ardhura, dhe kryen kontabilizimin e sakte të tyre;
    Regjistron veprimet të magazinës, realizon rakordimet në lidhje me lëvizjet e materialeve;
    Realizon kontroll të detajuar të shpenzimeve & të ardhurave mujore të realizuara;
    Kryen rakordime me bankat, balancat e llogarive mujore, kontroll saktësisë së regjistrimeve të transaksioneve bankare në kontabilitet;
    Kryen deklarime fiskale mujore (sigurime shoqërore e shëndetsore, TVSH, tatim Burim, tatim fitim, deklarim librash shitje e blerje) e cdo deklarim tjetër;
    Harton listëpagesën e punonjësve te kompanisë;
    Ndjekja e detyrimeve të furnitorëve / nënkontraktorëve. Plotesimi i urdhërpagesave;
    Përgatitja e raporteve financiare në mënyrë periodike mujore, gjashtëmujore dhe 1 vjecare;
    Detyra të tjera qe i ngarkohen brënda profilit nga eprori i linjës;
    Kriteret:
    Të ketë Diplomë Universitare në Shkencat Ekonomike, preferohet në Financë-Kontabilitet
    Të ketë përvojë pune minimalisht 4 vjet
    Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe në përdorimin e programeve financiare
    Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
    Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
    Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
    Preferohen kandidatë me eksperiencë pune mbi 4 vite.
    Kandidati duhet te demonstroje ndershmeri dhe integritet, dhe organizim te strukturura te proceseve te punes.
    Eksperienca ne sektorin e bar restoranteve perben avantazh.
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj ne gjuhen Shqipe me Fotografi në adresën elektronike:
    [email protected]
    deri ne daten 15.08.2026.
    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ploteson kriteret kualifikuese te siperpermendura.
Working...
X