Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher Mirëmbajte

    Menaxher Mirëmbajte










    ARKA Hotel pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë,

    Ju fton të aplikoni në pozicionin e:
    Menaxher Mirëmbajte
    ​Përshkrim i përgjithshëm

    Menaxheri i Mirëmbajtjes do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e ambjenteve të përbashkëta të hotelit sipas rregullave dhe standardeve të kompanisë.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:

    Përgatit planin e punës për inspektimin dhe mirëmbajtjen e ambjenteve të hotelit dhe zbaton atë në objektiva për stafin;
    Përgatit rregullorën e sigurimit teknik dhe garanton zbatimin e saj;
    Inspekton njësitë e hotelit dhe evidenton riparimet që duhen realizuar duke berë shënimet përkatëse në database;
    Inspekton strukturat mekanike & elektrike si edhe kaldajat, sistemet e ventilimit dhe pompave që të funksionojnë sipas parametrave të përcaktuara;
    Përgatit raporte për shpenzimet e realizuara për mirëmbajtjen e ambjenteve të hotelit;
    Kontrollon sistemet mbrojtëse nga zjarri;
    Përgatit procedurat e ndërveprimit të sektorit të mirëmbajtjes;
    Planifikon dhe supervizon punën e stafit në varësi;

    Kualifikimet dhe Aftësitë:

    Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
    Të ketë eksperiencë pune të mëparshme si Menaxher në fushën e ndërtimit ose në atë të mirëmbajtjes;
    Të zotrojë shumë mirë "Paketën Office’’;
    Të ketë njohuri mbi sistemet elektrike, hidraulike, mekanike, etj;
    Të ketë njohuri mbi procedurat e inspektimit dhe sigurisë në vendin e punës;
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese me kolegët, stafin dhe klientët;
    Të jetë i aftë të organizojë punën në menyrë individuale dhe në grup;

    Aplikantët e interesuar të cilët plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre deri në adresën e emailit: : [email protected], ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: +355686082912
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply


    WhatsApp














    [email protected]
Working...
X