Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Fushe Kruje, ofrohet vend pune Arkëtare në Dyqanin Fushë-Krujë

    Kadiu Group
    është një nga grupet më të konsoliduara në sektorin automotive në Shqipëri, me 30 vite eksperiencë në ofrimin e zgjidhjeve të plota në sektorin e mobilitetit. Që prej vitit 1992, kompania ka ndërtuar reputacionin e saj mbi profesionalizmin, cilësinë dhe besueshmërinë, duke ofruar pjesë këmbimi origjinale për automjete, shërbime të autorizuara servisi, qiradhënie automjetesh dhe zgjidhje të integruara për individë dhe biznese. E orientuar drejt inovacionit, zhvillimit të vazhdueshëm dhe kënaqësisë së klientit, Kadiu Group mbetet një partner i besuar dhe një nga emrat lider në industrinë automotive në Shqipëri. Rrjeti përfshin një shtrirje prej rreth 35 dyqane dhe servise në Shqipëri dhe Kosovë.
    Qëllimi i pozicionit
    Arkëtarja e Dyqanit është përgjegjëse për administrimin korrekt të procesit të arkëtimit, regjistrimin e saktë të transaksioneve, lëshimin e dokumentacionit fiskal dhe ofrimin e një shërbimi profesional ndaj klientëve duke garantuar saktësinë financiare dhe respektimin e procedurave të kompanisë.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë
    Kryen arkëtimin e pagesave të klientëve në para, me kartë bankare ose me forma të tjera të autorizuara pagese.
    Regjistron të gjitha transaksionet në sistemin elektronik të shitjes (POS) në mënyrë të saktë dhe në kohë.
    Lëshon kuponin tatimor ose faturën për çdo shitje sipas legjislacionit në fuqi.
    Hap dhe mbyll arkën sipas procedurave të kompanisë.
    Kryen rakordimin e gjendjes së arkës me raportet e sistemit në fund të çdo turni.
    Administron fondin e arkës dhe mban përgjegjësi për diferencat financiare që lidhen me veprimtarinë e saj.
    Përgatit raportet ditore të arkës dhe dorëzon xhiron sipas procedurave të brendshme.
    Informon klientët mbi mënyrat e pagesës, ofertat dhe procedurat e kthimit ose zëvendësimit të produkteve.
    Kryen procedurat e anulimit, korrigjimit ose kthimit të shitjeve vetëm në përputhje me procedurat dhe autorizimet përkatëse.
    Verifikon funksionimin e pajisjeve të arkës dhe njofton menjëherë për çdo problem teknik.
    Bashkëpunon me stafin e shitjes, magazinës dhe departamentet e tjera për mbarëvajtjen e aktivitetit.
    Zbaton procedurat e kontrollit të brendshëm, rregulloren e kompanisë dhe legjislacionin fiskal në fuqi.
    Ruan konfidencialitetin e informacionit financiar dhe të dhënave të kompanisë.
    Zbaton rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë.
    Kryen detyra të tjera të lidhura me funksionin e punës sipas kërkesës së eprorit.
    Pergjegjësitë specifike
    Përgjegjësi për administrimin e saktë të fondeve monetare dhe dokumentacionit të arkës.
    Përgjegjësi për saktësinë e të gjitha transaksioneve të regjistruara në sistem.
    Përgjegjësi për respektimin e procedurave financiare, fiskale dhe të kontrollit të brendshëm.
    Përgjegjësi për ofrimin e një shërbimi cilësor, korrekt dhe ruajtjen e imazhit profesional të kompanisë.
    Kriteret e nevojshme
    Përvojë pune 1 vit në pozicion të njëjte ose të ngjashëm në sektorin e shitjes me pakicë (retail) ose shërbimit ndaj klientit, përbën avantazh.
    Njohuri mbi përdorimin e arkës fiskale, terminaleve POS dhe programeve të shitjes dhe procedurat fiskale & dokumetacionit te shitjes.
    Njohuri bazë të paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
    Njohuri bazë të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.
    Integritet dhe ndershmëri në administrimin e vlerave monetare.
    Vigjilence, saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit dhe menaxhimit te fluksit te shitjeve.
    Aftësi për të punuar në ekip dhe për të bashkëpunuar me kolegët.
    Aftësi organizative dhe menaxhim efektiv i kohës.
    Të interesuarit mund të dërgojne CV-në e tyre në adresën:
    [email protected]
    ose të kontaktojnë në Nr.Tel ose WhatsApp: +355 68 90 73 578
Working...
X