Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofroj vend pune Arkitekt në Zbatim




    Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen shpk janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. Progeen shpk ndodhet me seli në adresën: Rr.”Shyqyri Bërxolli”, Pallati. Intercosat, Nr. 36B, Tiranë, Shqipëri.
    Pozicioni: Arkitekt në Zbatim
    Departamenti: Arkitekturës
    Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti i Zbatimit ka një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij. Kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, përgatitjen e paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:

    Studion dhe njihet me projektin e zbatimit, plansistemimet e përgjithshme, projektin e infrastrukturës, specifikimet teknike dhe të gjithë elementeve të tjerë të projektit;Mban lidhje të vazhdueshme me projektuesit për koordinimin dhe zbatimin e projektit;Studion dhe njihet me projektin e zhvilluar dhe specifikimet e tij;Sigurohet që materialet e dhëna për zbatim të jenë të plota dhe të gatshme për zbatim në raport me disiplinat e projektit;Përgatit në kohë vizatime sipas kërkesave të stafit teknik të zbatimit;Përgatit vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së projektit;Shkëmben informacionin për punimet arkitekturore, të cilat nënkontraktohen me ofertues/furnizues të mundshëm;Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;Ndihmon në programimin e proceseve të punimeve ndërtimore dhe arkitekturore, bazuar në grafikun e përgjithshëm të punimeve;Bashkëvepron / ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;Harton raporte të ndryshme sipas kërkesës së eprorëve;Dokumenton të gjitha fazat e projektit dhe mban dokumentacionin/regjistrin përkatës për azhornimet e projekteve dhe kujdeset për azhornimin në kohë të projekteve përpara zbatimit;Lexon projektet tip, plansistemimet e përgjithshëm, infrastrukturës, specifikimeve teknike dhe të gjithë elementeve të tjerë të projektit;Njihet dhe zbaton procedurat e shoqërisë, me nënkontraktorët, me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;Përpilimi i detajeve ekzekutive të projektit të zbatimit, sipas udhëzimeve të eprorëve;Vizatimi i elementeve të ndryshëm të projektit dhe detajeve tip sipas kërkesave të kantierit;Koordinimi dhe dhënia e informacioneve të nevojshme departamentit të financës për punimet e rifiniturave;Menaxhon porositë e materialeve të rifiniturave në kantier sipas projekteve dhe kërkesave të klientëve;Detyra të tjera që mund të ngarkohen nga supervizori i tij.

    Kualifikimet dhe Kërkesat:

    Edukimi: - Diplomë në Arkitekture.
    Eksperienca: - Eksperiencë pune mbi 5 vite si Arkitekt.
    Aftësi të tjera:

    Të ketë aftësi kreativite dhe organizative;Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i aftë të punojë në grup duke bashkërenduar punën me kolegët e tjerë;Të ketë aftësi në ideimin dhe përgatitjen e projektit duke përfshire planifikimin urban, dhe projektimin arkitektonik;Të jetë i aftë të bëjë zbërthimin e detajeve arkitektonike dhe konstruktive në përputhje me specifikimet teknike dhe preventivat;Të punojë i pavarur në projektim;Të ketë njohuri të avancuara kompjuterikë për programe të ndryshme, të domosdoshme për procesin e punës si: MC Office, AutoCad, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi;Gatishmëri për të përfunduar/ndjekur detyrat e dhëna dhe afatet e projektimit;Njohuri të mira të standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi;
    Përfitimet:

    Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;Paga konkuruese në treg;
    Mënyra e aplikimit:
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në dhe album të punimeve në adresën: [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të websitit.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”



    Cel. : [email protected]
    Apliko

Working...
X