Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohen vende pune Punonjes sherbimi / roje objekti

    Shoqëria jonë shpall vende vakante per pozicionin:
    Roje Shërbimi
    të përgjegjshëm dhe të besueshëm për të garantuar sigurinë e ambienteve dhe të pasurisë së kompanisë.
    Detyrat kryesore:

    Mbikëqyrja dhe ruajtja e ambienteve të kompanisë.
    Kontrolli i hyrje-daljeve të personelit, klientëve dhe vizitorëve.
    Kryerja e patrullimeve periodike në ambientet e objektit.
    Raportimi i menjëhershëm i çdo situate të pazakontë ose incidenti.
    Bashkëpunimi me administratën për zbatimin e procedurave të sigurisë.
    Kujdesi për respektimin e rregullave të brendshme të kompanisë.
    Kualifikimet e kërkuara:

    Arsim i mesëm (arsim i lartë përbën avantazh).
    Eksperienca në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
    Integritet, përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
    Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
    Gatishmëri për të punuar me turne, përfshirë fundjavat dhe festat, sipas planifikimit.
    Mosha, preferohet deri në 55 vjec.
    Ne ofrojmë:

    Kontratë të rregullt pune.
    Pagë 60.000 lek net.
    Ambient pune serioz dhe profesional.
    Mundësi për marrëdhënie pune afatgjatë.
    Të interesuarit
    janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre ose të kontaktojnë në:
    Telefon:
    0693127297
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Working...
X