Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Shitjesh

    Ne jemi në kërkim të pozicionit si Menaxher Shitjesh (profil HVAC, Ashensorë) për një klientin tonë që operon në sektorin e industrisë së sistemeve HVAC (Heating, Ventilation and Air Conditioning)
    Detyrat
    Takimet & Prezantime B2B :
    Organizimi i takimeve të rregullta me përfaqësues të kompanive të ndërtimit, drejtues projektesh apo subjekte komerciale industriale për të prezantuar avantazhet teknike dhe ekonomike të produkteve.
    Strategji Shitjeje:
    Zhvillon dhe ekzekuton strategji shitjeje dhe plane veprimi për të arritur objektivat e shitjeve dhe për të maksimizuar depërtimin në treg.
    Identifikimi I partneriteteve:
    Monitorimi dhe identifikimi i objekteve ku mund të integrohen sistemet tona (HVAC dhe ashensorë) dhe identifikimi i mundësive pëe partneritet
    Konsulencë Teknike në Terren:
    Vizita në subjekte për të kuptuar specifikat e projektit dhe për të ofruar zgjidhjen më të përshtatshme
    Negocimi i Kontratave:
    Ndjekja e procesit deri në mbylljen e marrëveshjes, duke siguruar që produkti i përzgjedhur është specifikuar saktë në preventivin e ndërtimit.
    Bashkëpunim ndërpartamental:
    Ndërtimi I marrëdhënieve ndërmjet ekipit të inxhinierëve dhe shitjes
    Rrjetëzimi (Networking):
    Krijon dhe mirëmban marrëdhënie strategjike me kompani ndërtimi, investitorë, arkitektë dhe inxhinierë projektues.
    Feedback-u i Tregut:
    Analizimi dhe raportimi i kërkesave specifike të tregut tek ekipi Teknik.
    Kualifikimet
    Të ketë përfunduar studimet në fushat Administrim Biznes, Marketing.
    Preferohet minimalisht 2 vite eksperiencë pune ne profile të ngjashme
    Mosha mbi 25 vjeç
    Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
    Të jëtë i komunikueshëm.
    Të ketë aftësi lidershipi dhe analitike.
    Ne ofrojmë :
    Ambient komod dhe motivues.
    Mundësi promovimi brenda kompanisë/grupit.
    Pagat konkurruese në treg.
    Kushtet
    Orari: Hënë -Premte 08.00-16.30 E shtuna 08.00-13.00
    Paga: 100.000 ALL + Bonuse me baze target ( kusht backround HVAC)
    Makinë + asete mbështetëse
    Adresa: Rrethrrotullimi TEG
    Apliko tani duke dërguar CV-në tënde në 0697017079 ose
    [email protected]
Working...
X