"Best Western Premier Ark Hotel" ne Rinas kërkon të punësojë Drejtor Hoteli i cili duhet të ketë përvojë të mëparshme me qëllim mbikqyrjen e stafit te hotelit dhe ofrimin e një drejtimi strategjik për sigurimin e mbarëvajtjes së punës.
Kandidati duhet të ketë kualifikimet e mëposhtme:
Të ketë mbaruar studimet e larta në degën Hoteleri dhe Turizmit/ Finance/Manaxhim/Administrim Biznesi.
Të ketë eksperiencë të mëparshme te paktën 3 vite në manaxhimin e hoteleve me strukturë të ngjashme me Ark Hotel;
Të ketë aftësi shumë të mira mbikqyrëse;
Të ketë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze dhe programeve bazë të kompjuterit. Gjuhet e tjera përbëjnë avantazh.
Aftësi të shkëlqyera në shërbimet ndaj klientit dhe ndaj stafit;
Përgjegjësitë:
Mbikëqyrja e punës në të gjitha departamentet e hotelit;
Drejton me përpikmëri dhe eficence maksimale përmbushjen e objektivave të cdo departamenti, marrëdhëniet me klientët, furnitorët dhe bashkëpunëtorët e marketingut;
Eshtë përgjegjës për përmbushjen e standarteve të hotelit;
Përgatit objektivat me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të menaxhimit të shërbimeve në hotel dhe ndan përgjegjësitë për të arritur modelin më efikas të funksionimit;
Përgatit buxhetin, identifikon dhe vlerëson risqet, arrin objektivat financiarë;
Kujdeset të sigurojë përputhshmërinë e kontratave me dispozitat ligjore.
Kandidatët e interesuar ju lutemi të dërgojnë CV dhe kualifikimet përkatëse në adresën e email-it: [email protected]
Apliko