Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Administrator/e Rezidence

    Pozicioni i punës:
    ADMINISTRATOR/E REZIDENCE.
    Vendndodhja: Tiranë, pranë Bulevardit të Ri.
    Tipi i punësimit: Me kohë të plotë.
    Kompania
    Urban Property Management
    është e dedikuar për të ofruar shërbime elitare dhe profesionale në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta në rezidenca/komplekse banimi. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit tonë në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e pronave, jemi në kërkim të një kandidati/e energjik/e dhe profesionist/e për pozicionin
    Administrator/e Rezidence.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    Menaxhimi i përditshëm:
    Mbikëqyrja e mirëmbajtjes së përgjithshme të rezidencës (pastrimi, gjelbërimi, ndriçimi, siguria fizike).
    Koordinimi teknik:
    Monitorimi dhe koordinimi i shërbimeve teknike periodike (ashensorët, pompat e ujit, gjeneratorët, sistemet kundra zjarrit).
    Komunikimi me banorët:
    Adresimi me profesionalizëm dhe në kohë i kërkesave, ankesave apo sugjerimeve të komunitetit të banorëve.
    Menaxhimi financiar:
    Organizimi dhe vjelja e kuotave mujore të administrimit si dhe mbajtja e dokumentacionit financiar me transparencë të plotë.
    Raportimi:
    Hartimi i raporteve periodike mbi gjendjen e rezidencës dhe ecurinë financiare.
    Kriteret e Kërkuara:
    Eksperiencë pune:
    Minimumi 1–2 vite përvojë e ngjashme në administrim ndërtesash/menaxhim pronash.
    Arsimimi:
    I mesëm, Certifikat e Administratorit (lëshuar nga Bashkia Tiranë).
    Mosha: Preferohet mosha 30-45 vjeç
    Aftësi komunikimi:
    Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale, diplomaci dhe aftësi për të zgjidhur konfliktet apo situatat problematike me qetësi.
    Aftësi organizative:
    Korrektësi maksimale me shifrat, dokumentacionet dhe afatet kohore.
    Njohuri ligjore:
    Njohja e Ligjit për Administrimin e Bashkëpronësisë në ndërtesa përbën avantazh.
    Aftësi kompjuteri:
    Njohuri të mira të paketës MS Office (veçanërisht Excel).
    Çfarë ofrojmë ne:
    Paketë pagese konkurruese dhe të kënaqshme (e negociueshme në bazë të përvojës).
    Ambient pune profesionist, dinamik dhe mbështetës.
    Mundësi për rritje profesionale në një kompani në zhvillim të vazhdueshëm.
    Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre me titull
    "Aplikim: Administrator Rezidence"
    në adresën tonë të email-it:
    [email protected]
Working...
X