Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Senior IT

    IT
    Specialist
    ​
    Infinity Investment Group
    është një nga kompanitë lider në sektorin e mikpritjes dhe argëtimit në Shqipëri, që operon kazino të integruara në hotele me 5 yje.
    Në kuadër të zgjerimit të ekipit të Teknologjisë së Informacionit, jemi në kërkim të një
    IT Specialist
    , i cili do të kontribuojë në administrimin, zhvillimin dhe sigurinë e infrastrukturës teknologjike të kompanisë, duke garantuar funksionimin e qëndrueshëm, të sigurt dhe efikas të sistemeve IT.
    Përgjegjësitë kryesore
    ​
    Administrimi dhe mirëmbajtja e ambienteve Active Directory, Windows Server, Linux Server, Microsoft 365 dhe Azure AD.
    Menaxhimi dhe monitorimi i rrjeteve LAN/WAN, VPN, firewall-eve dhe pajisjeve MikroTik.
    Administrimi i sistemeve PBX dhe monitorimi i sigurisë së infrastrukturës teknologjike.
    Implementimi dhe monitorimi i proceseve të backup, disaster recovery dhe business continuity.
    Ofrimi i suportit teknik të nivelit të avancuar dhe asistimi në zhvillimin e ekipit IT.
    Dokumentimi i sistemeve, konfigurimeve dhe procedurave teknike.
    Bashkëpunimi me partnerët teknologjikë për implementimin dhe përmirësimin e zgjidhjeve IT.
    Identifikimi dhe aplikimi i praktikave më të mira për optimizimin e performancës, sigurisë dhe qëndrueshmërisë së sistemeve.
    Kualifikimet dhe kërkesat
    ​
    Diplomë universitare në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme.
    Minimumi 5 vite eksperiencë në administrimin e infrastrukturës IT.
    Njohuri të avancuara në Active Directory, Windows Server, Linux, Microsoft 365, Azure AD dhe rrjete kompjuterike.
    Eksperiencë në administrimin e firewall-eve, pajisjeve MikroTik, sistemeve PBX dhe zgjidhjeve të sigurisë IT.
    Aftësi të shkëlqyera analitike, organizative dhe në zgjidhjen e problematikave teknike.
    Certifikime profesionale si CCNA, MCSA, CompTIA Network+ ose CompTIA Security+ përbëjnë avantazh.
    Çfarë ofrojmë
    ​
    Paketë konkurruese page.
    Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
    Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
    Mundësinë për të punuar me teknologji moderne në një kompani lider në treg.
    Shënime​
    Nëse dëshironi të bëheni pjesë e
    Infinity Investment Group
    , ju ftojmë të dërgoni
    CV-në tuaj
    në:h
    [email protected]

    duke specifikuar në subjekt
    : Application – IT Specialist
    ose Cel. :
    +355694089112
    Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të kontaktohen për intervistë.
    **Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
    Industria:
    Entertainment Providers
Working...
X