Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER NDËRTIMI NË DEPARTAMENTIN E PROKURIMEVE

    Kompania “
    SALILLARI Sh.p.k”,
    Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 30 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k”
    aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k”
    shpall pozicion të lirë pune
    INXHINIER NDËRTIMI NË DEPARTAMENTIN E PROKURIMEVE.
    QËLLIMI I POZICIONIT:
    Inxhinieri i Prokurimeve (Tenderimeve) është përgjegjës për identifikimin, përgatitjen, koordinimin dhe dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm për pjesëmarrjen e kompanisë në procedurat e tenderimit publik dhe privat, si dhe për administrimin e proceseve të prokurimit në përputhje me kërkesat teknike, ligjore dhe kontraktuale.
    DETYRAT KRYESORE:
    Monitoron dhe identifikon mundësitë për pjesëmarrje në tendera publikë dhe privatë.
    Analizon dokumentacionin e tenderit dhe kërkesat teknike të autoriteteve kontraktore.
    Përgatit kërkesat për oferta (RFQ) bazuar në nevojat e tenderit.
    Koordinon procesin e mbledhjes së ofertave nga furnitorët dhe nënkontraktorët.
    Përgatit analizën krahasuese dhe përmbledhëse të ofertave të marra.
    Verifikon përputhshmërinë e ofertave me kërkesat teknike, financiare dhe administrative të tenderit.
    Merr pjesë në përgatitjen e dokumentacionit për paraqitjen e ofertave.
    Zhvillon dhe implementon politikat dhe procedurat e prokurimit të kompanisë.
    Kryen kërkime tregu dhe identifikon furnitorë potencialë.
    Negocion kushtet teknike dhe komerciale me furnitorët kur kërkohet.
    Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për procedurat e prokurimit.
    Administron dhe mirëmban dosjet e prokurimeve sipas procedurave të kompanisë.
    Siguron transparencë dhe gjurmueshmëri në proceset e prokurimit.
    Plotëson, përditëson dhe mirëmban dokumentacionin teknik dhe administrativ të kompanisë për pjesëmarrje në tendera.
    Përzgjedh kontratat dhe projektet e ngjashme të realizuara nga kompania.
    Analizon dhe verifikon përputhshmërinë e tyre me kërkesat e tenderëve.
    Përgatit dokumentacionin referues për demonstrimin e eksperiencës së kompanisë.
    Bashkëpunon me departamentet e kompanisë për sigurimin e dokumenteve dhe informacionit të nevojshëm.
    Përgatit, harton dhe përditëson dokumentet teknike të kërkuara nga tenderët, duke përfshirë:
    Metodologjine e punimeve.
    Grafikun e punimeve.
    Planin e menxhimit të sigurisënë kantier (HSE Plan) në bashkëpunim me departamentin e HSE të kompanisë.
    Planin e monitorimit dhe kontrollit të cilësisë (QA/QC Plan).
    Planin e monitorimit dhe ndikimit në mjedis (ESHS Plan) në bashkëpunim me Inxhinierët e mjedisit të kompanisë.
    KRITERET E KERKUARA
    Të ketë Diplomë Master në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit (Ndërtim, Hidro, Infrastukturë).
    Eksperiencë pune mbi 5 vjet në prokurime.
    Aftesi shumë të mira organizative, komunikuese dhe negociuese.
    Të jetë përdorues i avancuar i programeve komputerike si Paketa OFFICE, Autocad, etj.
    Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.Njohja e gjuhes Italiane është plus.
    Të njohë mire Dokumentacionin Teknik të tenderimit, si: Grafik punimesh, Metodologji punimesh, HSE plan, QA/ QC plan.
    Të jetë e paisur me Leje Drejtimi, Klasi B.
    APLIKIMI
    Kandidatët e interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail:
    [email protected]
    , ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 69 408 30 30
    .
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
Working...
X