Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Analist Shitjesh

    BM" Group
    eshte nje kompani distribucioni, e cila ofron produkte cilesore kryesisht nga vendet e BE. "
    BM" Group

    ka organizuar distribucionin ne gjithe vendin dhe eshte shtrire ne rajon, BE dhe
    me gjere si ne Kosove, Maqedoni, Serbi, Greqi, Slloveni, Angli dhe SHBA.
    Bashkepunimi, korrektesia dhe sherbimi cilesor per klientet dhe konsumatoret ka sjelle rezultate te larta ne biznesin e kompanise.
    Analist Shitjesh
    Roli dhe pergjegjesite
    Miraton planin mujor sipas objektivave të përcaktuara tek Drejtori i Shitjes.
    Menaxhon dhe administron programin SAD.
    Hedh faturat e shitjes që realizohen nga B.M në SAD sipas distributoreve.
    Administron në tabela planet e shitjeve sipas kontratave me distributorët dhe subjektet e veçanta.
    Përpilon raporte periodike sipas kërkesës së Departamentit të Shitjes.
    Administron gjithe informacionin e shitjeve të kompanisë në vite duke krijuar arshiven me te dhënat e shitjeve, klienteve, distributoreve, etj.
    Raportim i rezultateve te shitjeve tek furnitoret, Kompania Bavaria per shitjet e 8S2, Birres Bavaria, dhe Birres La trappe (kur kerkohet).
    Ndjek procedurën e shitjes për të gjithë ekipin e Shitjes.
    Mban dhe menaxhon marrëdhënien me përfaqësues të Sad për cdo support apo problematikë të stafit të shitjes.
    Përpilon raportin mujorë të Shitjeve për agjent/menaxher dhe Distributor.
    Përpilon analiza krahasimore të raporteve mujore/ tremujore dhe vjecare.
    Administrimi i informacionit te shitjeve nga distributoret e rajonit jashte Shqiperise dhe raportimi tek drejtuesit e Kompanise.
    Trajnon stafin e shitjes për përdorimin e SAD-it sipas niveleve dhe licensave për secilin pozicion.
    Aftesite dhe kualifikimet
    Diplome universitare ne Finance, Menaxhim Biznesi, Statistike etj.
    Të ketë 2-5 vite eksperiencë në pozicion të ngjashëm;
    Njohur te Sistemit SAD (e preferueshme)
    Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel dhe aftësi në analizimin dhe interpretimin e të dhënave të shitjeve.
    Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese, me fokus në përgatitjen e raporteve dhe mbështetjen e vendimmarrjes.
    Te interesuarit te dergojne CV-ne e tyre ne adresen
    [email protected]
    ose te kontaktojne ne numrin +355697041854.

    Click to expand...
Working...
X