Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kerkohet Ekonosmiste e Brendshme

    HR Studio by Benilda Simaku
    është në kërkim të një
    Ekonomisteje të Brendshme
    të organizuar, të përgjegjshme dhe me aftësi të mira analitike, e cila do të mbështesë menaxhimin e proceseve financiare dhe administrative të kompanisë.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:​
    Regjistrimi dhe kontrolli i dokumentacionit financiar dhe administrativ.
    Evidentimi i faturave të blerjes dhe shitjes, arkës dhe bankës.
    Përgatitja dhe rakordimi i raporteve financiare periodike.
    Monitorimi i pagesave, arkëtimeve dhe detyrimeve të kompanisë.
    Bashkëpunimi me financierin e jashtëm dhe departamentet e tjera për mbarëvajtjen e proceseve.
    Mbajtja e evidencave financiare dhe arkivimi i dokumentacionit.
    Kryerja e rakordimeve periodike me klientët dhe furnitorët.
    Mbështetja e menaxhimit me analiza dhe raportime sipas nevojës.
    Kualifikimet:​
    Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
    Eksperiencë pune në një pozicion të ngjashëm përbën avantazh.
    Njohuri shumë të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
    Njohuri të programeve financiare (Financa 5, Alpha Business, Bilanc ose programe të ngjashme) përbëjnë avantazh.
    Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
    Integritet, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Ne ofrojmë:​
    Pagë konkurruese.
    Kontratë të rregullt pune.
    Ambient profesional dhe bashkëpunues.
    Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
    Stabilitet dhe mbështetje në zhvillimin profesional.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X