Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Hidraulik

    Përshkrimi​
    Agikons Sh.P.K
    kompania lider në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme, themeluar në vitin 1996 dallohet për cilësinë dhe standartin e lartë të punimeve.
    Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: “Kodra e Diellit 1&2” në Tiranë , “Marea Resort” në Kavajë, “Tarraca e Ullinjve” në Dhërmi, “Plazhi I Ngurtë” në Qeparo, “Bougainville Bay” në Sarandë , “Mështekna” në Brezovicë, “Turquoise Marina” në Hamallaj , Gjiri I Lalëzit , “Swan Residence” në Farkë.
    Kompania kërkon të punësojë staf të kualifikuar në pozicionin: "
    Hidraulik" .
    Detyrat​
    Shqyrton planin e ndërtimit me specifikimet e paraqitjes së punimeve hidraulike;
    Identifikon e mjetet e nevojshme dhe pajisjet e posaçme që janë të nevojshme për realizimin e punimeve hidraulike;
    Instalon, riparon dhe mirëmban e pajisjet e ujit, tubave si dhe sistemet e ngrohjes së ujit;
    Realizon mirëmbajtjen e sistemeve hidraulike dhe komponentëve të tyre.
    Kualifikimet​
    Të ketë mbi 3 vjet përvojë pune në këtë pozicion;
    Prefererohen kandidatë që të kenë kryer arsimin e mesëm për profilin Hidraulik;
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punuarit në grup;
    Të ketë aftësi të shumë të mira planifikuese dhe organizuese.
    Shënime​
    Ambient miqësor pune dhe pagë e kënaqshme;
    Mundesi rritje profesionale;
    Mundesi promovimi brenda grupit;
    Bonus per çdo mik te referuar ne kompani.
    Kandidatët të cilët janë të interesuar të kontaktojnë nëpërmjet nr të kontkatit:
    0672064428
    .
    Agikons Sh. P. K
    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    Kontakt:
    0672064428
    Email:
    [email protected]
    Adresa
    : Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
Working...
X