Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist Finance Independent Retailers (Franchise)

    Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve
    SPAR
    filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 104 markete, 5 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.
    Pozicioni: Specialist Finance Independet Retailers (Franchise)
    Departamenti:
    Financë
    Vendodhja:

    Tiranë
    .
    Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
    Eshtë përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të detyrave të tij/saj në përputhje me politikat e kompanisë.
    Përgjegjësitë kryesore:
    • Rakordon faturimin e dyqaneve Franchise.
    • Regjistron blerjet në sistemin operativ;
    • Kontrollon kostot e produkteve që të përputhet vlera e faturuar me atë që përmban sistemi;
    • Rakordimi me magazinën/dyqanin për gjendjen e mallrave në blerje nga dyqanet Franchise;
    • Komunikon mbi blerjet e reja me dyqanin ose magazinën;
    • Kontrollon shlyerjen e pagesave nga dyqanet Franchise sipas kontratës;
    • Dergon raportin javor mbi debitoret Franchise;
    • Rakordon librin e shitjeve ne baza mujore sipas afateve;
    • Rakordon me furnitorët ditarët e blerjes dhe pagesat;
    Kërkesat:
    a. Edukimi:
    Arsim i lartë, profili Ekonomik.
    b.Eksperiencat e punës:
    Preferohet te kete experience pune te ngjashme.
    c. Kualifikime të tjera:
    • Gjuhët e folura: Anglisht
    • Njohuri të mira mbi programet kompjuterike.
    • Njohuri mbi sisitemet financiare Financa 5 / Kubit.
    d. Aftësi të tjera:
    - Aftësi për të punuar në skuadër;
    - Sistematik/e dhe i/e organizuar.
    - Aftësi të mira komunikuese;
    Mënyra e aplikimit*
    : Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit
    [email protected]
    ose te kontaktojne
    whatsapp 0684099051
    duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Working...
X