Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Asistente Logjistike

    Tirane, ofroj vend pune Asistente Logjistike






    ITD shpk, kerkon te rekrutoje:

    Asistente ne Departamentin e Logjistikes se suporteve.​
    Detyrat:


    Identifikon saktë garancitë e çdo produkti defektoz që vjen në servis;
    Kryen regjistrimin e pajisjeve brenda dhe jashtë garancie në modulin e servisit në programin Navision;
    Mban kontaktin me klientet duke i informuar mbi statuset e pajisjeve në servis dhe zgjidhjet e mundshme për rastet kur produkti nuk riparohet;
    Informon klientet për rastet që nuk jane te shitura nga ITD, si trajtohet garancia;
    Mban kontatet me klientet për shërbimet on site, adresën oraret e dërgimit të teknikut;
    Hedhja e të dhënave të shërbimit onsite në modulin e servisit në NAV etj.;
    Kryen saktë lëvizjet e brendshme të pjesëve sipas magazinave përkatëse si në sistem, ashtu edhe fizikisht;
    Kryen proces verbale për çdo diferencë të mallit fizik nga fatura;
    Kryen saktë, me informacionet e domosdoshme, etiketimin e çdo pjese këmbimi (të re dhe defektoze) dhe i sistemon në magazinat përkatëse sipas ndarjeve përkatëse për çdo furnitor;
    Kujdeset për paketimin në mënyrë të sigurtë të produkteve për eksport dhe dhënies se informacionit të saktë mbi peshën, dimensione etj;

    Kryen inventare periodike sipas kërkesave të kompanise apo furnitorëve.
    Kualifikimet:


    Diplome Universitare, e preferueshme ne shkenca ekzakte;
    Te kene njohuri shume te mira rreth programeve baze kompjuterike (word, excel etj.);
    Njohuri shume te mira te gjuhes angleze (shkrim dhe komunikim);
    Aftesi shume te mira organizative;

    Te afta te perballojne ngarkese pune.
    Shënime:


    Vendodhja e zyrave: Mbrapa Megatek sh.a.


    Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: [email protected]
    Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale.
    Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.

     




    Apply
Working...
X