Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist/e për kujdesin ndaj klientit

    NJOFTIM PUNE – SPECIALIST/E PËR KUJDESIN NDAJ KLIENTIT
    Evapify Albania
    kërkon të punësojë një Specialist/e për Kujdesin ndaj Klientit, me aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi, për t'u bashkuar me ekipin tonë.
    Detyrat kryesore:
    Komunikim i përditshëm me klientët nëpërmjet telefonatave nga zyra
    Ofrimi i asistencës dhe zgjidhja e kërkesave të klientëve në mënyrë profesionale
    Ndjekja e porosive dhe e dokumentacionit përkatës
    Monitorimi i pagesave dhe kontaktimi telefonik i klientëve për rikujtimin e detyrimeve të papaguara, në mënyrë korrekte dhe profesionale
    Bashkëpunim me departamentet e tjera për të garantuar një shërbim cilësor
    Kërkesat:
    Diplomë universitare në Ekonomi, Financë ose fushë të ngjashme
    Njohuri të mira në fushën ekonomike dhe administrative
    Njohuri shumë të mira në Microsoft Excel dhe paketën Microsoft Office
    Preferohet eksperiencë në pozicione menaxheriale ose në marrëdhënie me klientët
    Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe organizimi
    Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar situata me profesionalizëm
    Ofrohet:
    Pagë neto 90,000 Lekë
    Punë në zyrë me komunikim telefonik (pa punë në terren)
    Mundësi reale për rritje profesionale dhe rritje page bazuar në performancë
    Ambient profesional pune
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në:

    [email protected]
    WhatsApp: 069 609 5692
Working...
X