Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndërtimi (Zyrë), Ekonomist/e dhe Inxhinier Gjeodet

    NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
    Pozicioni:

    Inxhinier Ndërtimi (Zyrë)
    Shoqeria "BIBA-X" SHPK me
    mbi 15 vite eksperiencë
    në fushën e ndërtimit dhe realizimin e projekteve publike e private, është në zgjerim të aktivitetit dhe kërkon të punësojë: është në kërkim të një
    Inxhinieri Ndërtimi
    për pozicion zyre, me qëllim zgjerimin e stafit dhe mbështetjen e projekteve në zbatim.
    Detyrat kryesore:
    Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit teknik dhe ligjor të projekteve.
    Hartimi dhe ndjekja e dokumentacionit për procedurat e prokurimit/tenderimit.
    Përgatitja e preventivave, situacioneve dhe dokumentacionit teknik.
    Koordinimi me drejtuesit e projektit, mbikëqyrësit dhe institucionet përkatëse.
    Ndjekja e ecurisë së projekteve dhe raportimi periodik.
    Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me funksionin e pozicionit.
    Kriteret:
    Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
    Eksperience e meparshme ne kompani nderimi mbi 3+ vjet
    Njohuri të mira të programeve Microsoft Office (Word, Excel).
    Njohuri në AutoCAD (avantazh).
    Aftësi të mira organizative, komunikimi dhe pune në grup.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe dëshirë për zhvillim profesional.
    Ne ofrojmë:
    Kontratë të rregullt pune.
    Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës.
    Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në karrierë.
    Vendndodhja: TIRANE
    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në:
    [email protected]
    EKONOMIST/E ME EKSPERIENCË
    Kriteret e kërkuara:
    Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
    Minimumi 2-3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
    Eksperienca në kompani ndërtimi përbën avantazh.
    Njohuri shumë të mira të kontabilitetit, legjislacionit fiskal dhe procedurave financiare.
    Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
    Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup.
    Detyrat kryesore:
    Administrimi i dokumentacionit financiar dhe kontabël.
    Përgatitja dhe kontrolli i faturave, pagesave dhe dokumentacionit shoqërues.
    Ndjekja e detyrimeve tatimore dhe financiare.
    Përgatitja e raporteve financiare sipas kërkesave të kompanisë.
    Bashkëpunimi me departamentet e tjera për menaxhimin financiar të projekteve.
    Vendndodhja: Tiranë
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në:
    [email protected]
    INXHINIER GJEODET
    Kriteret e kërkuara:
    Diplomë universitare në Inxhinieri Gjeodezi ose fushë të ngjashme.
    Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme (eksperienca në projekte ndërtimi përbën avantazh).
    Njohuri në përdorimin e pajisjeve topografike (Total Station, GPS/GNSS, Nivel etj.).
    Njohuri në AutoCAD, Civil 3D ose programe të ngjashme.
    Aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
    Disponueshmëri për punë në terren dhe në zyrë.
    Detyrat kryesore:
    Kryerja e matjeve topografike dhe gjeodezike.
    Përpunimi i të dhënave të matjeve.
    Hartimi i planeve dhe dokumentacionit teknik.
    Bashkëpunimi me ekipin teknik gjatë zbatimit të projekteve.
    Ndjekja e saktësisë së punimeve në terren.
    Vendndodhja:
    Tiranë
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në:
    [email protected]
Working...
X